“Karantina” Elbasan Arena, ndalim edhe për thirrjet nacionaliste

“Karantina” Elbasan Arena, ndalim edhe për thirrjet nacionaliste

68
0
Shares

Ministria e Brendshme u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë të gjitha rregullat e publikuara për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ndërkohë që tashmë është përfunduar edhe skema e sigurisë së ndeshjes.

Altin Qato drejtor i Sigurisë së Rendit Publik në një intervistë për neës24 tha se nuk do të lejohen sendet e forta të cilat mund të hidhen në fushë si cakmakë, celësa etj. Nëse dikush ka celësat e shtëpisë me vete duhet të gjejë një vend për ta para se të vijë në stadium. Telefonat do të lejohen por ende një vendim i tillë është i diskutueshëm. Vendimi për telefonat do të jetë i lidhur edhe me lejimin e valëve telefonike. Për një gjë të tillë sipas Qatos do të vendoset në varësi të situatave dhe duke bërë një vlerësim të gjendjes cast pas casti.

Qato kërkoi që tifozët të vijnë në stadium të paktën 4 orë para fillimit të ndeshjes. Sipas tij vetëm 750 persona mund të hyjnë në një orë për një hyrje, kështu që na duhen të paktën 3 orë. Duke patur parasysh se kontrolli do të jetë i imtësishëm hyrja do të marrë më shumë kohë. Në hyrje do të kontrollohet bileta, letërnjoftimi ose pasaporta si dhe nëse tifozët kanë me vete sende të palejueshme për këtë ndeshje.

Stadiumi do të hapet 4 orë para ndeshjes, por një orë apo një gjysëm ore para ndeshjes do të mbyllen portat.

Nuk do të mungojnë në Elbasan Arena edhe tifozët serbë. Ata janë rreth 100 persona për të cilët është përcaktuar një kuadrat që do të jetë i rrethuar me kordon policor. Ata do të shoqërohen nga policia edhe në aeroport, edhe në hotel, tha Qato.

Ndryshe nga cdo ndeshje tjetër policia ka vendosur kufizime edhe në të drejtën e fjalës. “Nuk do të lejojmë parulla nacionaliste, raciste ose që mund të ndikojnë sigurinë”, tha drejtori i Sigurisë.

Për shkak të rrethanave të zhvillimit të ndeshjes policia deklaron se nuk do të lejohet asnjë person i dyshimtë të hyjë në stadium edhe nëse është i pajisur me biletë dhe dokumentat e nevojshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY