LSI paralajmëron humbjen e qeverisë në arbitrazhin me DIA

LSI paralajmëron humbjen e qeverisë në arbitrazhin me DIA

73
0
Shares

Lëvizja Socialiste për Integrim paralajmëron se “viktimizimi” i DIA-s dëmton shtetin. Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani në një dalje publike për mediat tha se politizimi i tejskajshëm i çështjes do të dëmtojë rëndë interesin e shtetit shqiptar.

“Mund t’i kushtojë shtetit, interesit publik, sepse politizimi i tejskajshëm, në mënyrë mafioze nga grupe politike, tregtare dhe jo vetëm, por dhe mediatike, ka një synim të vetëm, një synim i cili kërkon të “viktimizojë” me çdo kusht linjën përpara arbitrazhit kundër shtetit, precedentë që njihen këto kur palët kundër shtetit paraqesin teorinë e viktimizimit, zakonisht shteti ndëshkohet. Ky është një shqetësim real për shkak të faktit se grupi politik, mediatik, tregtar, sigurisht i nisur nga DIA vetë ,po që të gjithë personat pjesëmarrës, dikush në rolin e ujkut, dikush të çakallit, e dikush tjetër në rolin e hijenës që nuhasin gjahun, janë bashkuar me njëri-tjetrin për të krijuar idenë se DIA po kërcënohet dhe viktimizohet nga shteti, teori që mund të dëmtojë rëndë interesin e shtetit shqiptar”, u shpreh Manjani.

Prokuroria duhet të nisë një hetim tha Manjani, si dhe ministria e Energjisë dhe Avokatura e Shtetit duhet të jenë vigjilent që ky plan kriminal të mos dëmtojë interesin e shtetit shqiptar.

“Prokuroria duhet të nisë një hetim, gjithashtu ministria e Energjisë, Avokatura e Shtetit duhet të jenë së bashku tashmë me vëmendje të shtuar sepse ky plan kriminal i përdorur në gjithë këto javë, mundet eventualisht, Zoti mos e dhëntë, që të shkojë në dëm të interesit të shqiptarëve, interesit publik. Hetimi duhet ta zbardhë këtë çështje sidoqoftë, prokuroria shqiptare nuk ka pse të presë sikur do të ndodhë … duhet të vazhdojë të bëjë detyrën”, vijoi Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY