Ballist Morina kërkoi vetë të mos ishte në stadium

Ballist Morina kërkoi vetë të mos ishte në stadium

68
0
Shares

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, është përgjigjur për disa nga cështjet e ngritura në letrën e Tifozave Kuq e Zi.

Ai ka thënë se në rastin e Ballist Morinës, ka qenë ky i fundit që ka kërkuar të mos jetë prezent në stadium për ndeshjen me Serbinë.

Për rastin e Ballist Morinës kam dëgjuar shumë informacione për mosprezencën e tij në stadium.

Më duhet të them se kjo është vetë një dëshirë e tij, i cili ka kontaktuar me drejtuesit e Federatës dhe u ka thënë se do të ishte më mirë ta shihte ndeshjen diku tjetër e jo në stadium.

Kjo, edhe për shkak të sensibilitetit që do të kishte pala kundërshtare për të, por edhe sepse ai vetë nuk do të jetë objekt e subjekt i debateve që nuk do t’i vinin në ndihmë ekipit.

Unë personalisht dhe drejtuesit e Federatës, e kemi vlerësuar këtë gjest të tij në mbështetje të Kombëtares shqiptare, ka thënë Duka për neësbomb.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY