Projektligji, hiqet pagesa për këshilltarët bashkiakë, jo më krybashkiak tre mandate radhazi

Projektligji, hiqet pagesa për këshilltarët bashkiakë, jo më krybashkiak tre mandate radhazi

89
0
Shares

Këshilltarët e këshillave bashkiakë nuk do të paguhen më për pjesëmarrjen e tyre në mbledhjet e këshillit sikundërse ndodhte deri më tani. Ministria për Çështjet Vendore, në bashkëpunim me USAID-in kanë gati projektligjin e ri “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, draft i cili do të hidhet për konsultim publik dhe pritet të miratohet nga qeveria në fund të tetorit. Në fund të dhjetorit pritet të miratohet në parlament, me ndryshimet përkatëse.
Sipas këtij drafti, këshilltarët nuk do të paguhen sikundërse deri më tani, që merrnin shpërblim mujor në masën 10 % të pagës së kryebashkiakut.
Ky projektligj, parashikon gjithashtu që kryetarët e bashkive nuk do të mund të zgjidhen për më shumë se dy mandate radhazi. Projektligji i ri “Për organizimin dhe funksionimin e pushteteve vendore” kufizon këtë mundësi, duke bërë që pas dy mandatesh, kryetari i bashkisë nuk mund të zgjidhet më shumë se dy herë, pa bërë të paktën një mandat “pushim”. Më pas mund të rizgjidhet përsëri, duke respektuar gjithmonë detyrimin për ndërprerje midis 8 vjetësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY