Policia e Durrësit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike në një market. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në marketin e Fatmir Yzeiraj, 47 vjeç, në lagjen Nr. 13 në Durrës është gjetur një sasi prej 2.5 kg kanabis sativa.
Në momentin e arrestimit të Yzeirajt në market ishte dhe Florand Sinanaj, 35 vjeç nga Tirana, i cili kishte marrëdhënie pune me pronarin e marketit Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në mjetin Volkswagen, tip “Caddy” me targë AA 634 JM në pronësi të shtetasit Florand Sinanaj i’u gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, gramë lëndë narkotike kanabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”parashikuar në nenin 283 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/