Dhjetëra shitës të tregut industrial në zonën e Medresesë në Tiranë, kanë protestuar ditën e sotme ndaj Drejtorisë së Tatimeve. Ata shprehen se janë gjobitur në mënyrë të padrejtë dhe abuzive nga inspektorët e terrenit.
Po ashtu ata thonë se nuk janë mirinformuar për përdorimin e kasave fiskale. Kështu, mungesa e informacionit është një problem i madh që ata kanë, por edhe fakti se vetë institucionet apo inspektorët e terrenit, nuk u japin informacion të detajuar në lidhje me situatën e tyre.
“Tatimori Sokol Vokshi erdhi për të marrë 5 palë këpucë pa lekë, dhe më tha unë jam nga shteti, unë nuk pranova. Dhe me vuri gjobë 1 mln lekë të vjetra”informon news 24
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/