Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/Policia kap 2 autorët e vrasjes së dyfishtë në Tiranë

03/10/2015
FOTO/Policia kap 2 autorët e vrasjes së dyfishtë në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në foto Sael Sulaj

vrasja en tir vasiel cavo

Në foto Vasiel Cavo

Dy persona janë vënë në pranga nga policia si të dyshuar kryesorë për vrasjen e dyfishtë tek urgjenca e Tiranës, pranë lulishtes 1 Maji. Vasiel Cavo dhe Sael Sulaj u vunë në pranga sot ndërkohë që iu sekuestruan një automatik dhe veshjet e autorëve në krim.

Po është arrestuar në spital edhe Elvis Gacaj pasi iu gjet drogë në shtëpi.

Që nga dje hetimet kanë qënë intensive dhe policia ka shoqëruar 10 persona me të njëjtin dyshim.

Elvis Gacaj, me sa duket shënjestra e atentatorëve, nuk ka pranuar të japë të dhëna rreth atentatit megjithëse ai ka qënë përballë vrasësit në momentin kur është qëlluar.

“Nuk kam parë asgjë. Nuk e di kush ka qëlluar. Nuk kam probleme me njeri”, u ka dhënë ai hetuesve që e morën në pyetje në spital.

Ndërkohë policia ka përjashtuar si pistë të vrasjes së vajzës 29 vjecare Aurora Oskian atë të përfshirjes në ndonjë rrjet droge apo pastrim parash.

E vetmja arsye që ajo ndodhej aty lidhet me faktin se ishte e dashura e 40 vjecarit.

Ekspertiza ka saktësuar se Oskian u vra nga 10 plumba ndërkohë që kevin i cili ndodhej pas saj në sedijen pas u vra nga dy plumba që në fakt më përpara kishin përshkuar trupin e 29 vjecares.

Për Elvis Gaçajn, 40-vjeçari që mbeti i plagosur në makinën ku u vranë gabimisht dy persona të tjerë, atentati i së enjtes nuk është i pari që i bëhet.

Në dy vjet ai u ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, por ndryshe nga ai i dy ditëve më parë, sulmet e mëparshme për ta eliminuar ishin kryer me eksploziv, shkruan panorama.

Në të parin u plagos lehtë nga shpërthimi i një sasie tritoli në makinë. Atentati i dytë mbeti në tentativë, pasi lënda plasëse nuk u realizua. Ndërsa mbrëmjen e së enjtes autorët e provuan me armë zjarri.

Madje me dy të tilla, një automatik e një pistoletë. Por edhe këtë radhë dështuan. Plumbat e nisur për Gaçajn i morën jetën të dashurës së tij dhe 22-vjeçarit që punonte për të.

Ai vetë shpëtoi me dy plagë të lehta në shpatull e në dorë, ndonëse autorët i kanë shkrepur armët plot 29 herë. Burimet thanë se ngritja e pistave të hetimit ka qenë deri tani puna më e lehtë për Policinë, nisur nga precedentët e shumtë që ai ka.

Ende nuk dihet ende nëse atentati i së enjtes është kryer për hakmarrjen e një vrasjeje që ai ka kryer në vitin 1992. Të një plagosjeje të kryer në vitin 2008. Apo të prishjes së pazareve të drogës me persona të ndryshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

06/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tomorri: Si oligarkët po zgjasin koncesionin e kolaudimit

KLODIAN TOMORRI/ Nga buron suksesi i zotit Teqja

06/05/2026
Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

Berisha: Pronarët e medieve bëhen investitorë strategjikë! Nxjerrin në studio si analistë kriminelët e damkosur

06/05/2026
Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

Pse u bë përqëndrimi i tenderave për digjitalizim tek AKSHI 

06/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.