Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka uruar nëpërmjet një mesazhi Presidentin e Republikës Federale Gjermane, Joachim Gauck me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Bashkimit Gjerman.
“
Me rastin e 25-vjetorit, kam kënaqësinë që në emrin e popullit shqiptar, të përcjell urimet më të ngrohta për Ju dhe popullin mik gjerman,” shkruan në mesazhin e tij Nishani.
Nishani e ka falenderuar presidentin Gauck edhe për mbështetjen “që Gjermania dhe populli gjerman i kanë dhënë Shqipërisë në zhvillimin ekonomik të vendit, anëtarësimin në NATO, si dhe procesin e integrimit evropian”.
Në mesazhin e tij, Presidenti i Shqipërisë e ka cilësuar partneritetin mes dy vendeve si garanci për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/