Elvis Gaçaj tre herë objekt atentatesh, nuk pranon të bashkëpunojë me policinë

Elvis Gaçaj tre herë objekt atentatesh, nuk pranon të bashkëpunojë me policinë

159
0
Shares

Elvis Gaçaj, i dyshuar si objekt i atentatit të dy netëve më parë pranë Urgjencës së Tiranës, ka qenë objekt atentatesh edhe herë të tjera. Si edhe më parë edhe në atentatin e fundit, ai sërish nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë.
“Nuk kam parë asgjë. Nuk e di kush ka qëlluar. Nuk kam probleme me njeri”, këto kanë qenë përgjigjet që u ka dhënë ai oficerëve që e morën në pyetje në spital.
Për Elvis Gaçajn, 40-vjeçari që mbeti i plagosur në makinën ku u vranë gabimisht dy persona të tjerë, atentati i së enjtes nuk është i pari që i bëhet.
Në dy vjet ai u ka shpëtuar edhe dy atentateve të tjera, por ndryshe nga ai i dy ditëve më parë, sulmet e mëparshme për ta eliminuar ishin kryer me eksploziv.
Në të parin u plagos lehtë nga shpërthimi i një sasie tritoli në makinë. Atentati i dytë mbeti në tentativë, pasi lënda plasëse nuk u realizua. Ndërsa mbrëmjen e së enjtes autorët e provuan me armë zjarri.
Ndërkohë, në atentatin e dy netëve më parë,mësohet se në momentin që kanë nisur të shtënat, Elvis Gaçaj ende nuk e kishte ndezur makinën. Por sapo ka dëgjuar breshërinë, ka dashur të largohet duke ndezur mjetin dhe duke prerë timonin në krahun e majtë.
Autori ka qëlluar nga lart dhe pjesa më e madhe e plumbave ka qëlluar të dashurën e tij në sediljen e parë. Ndërsa Gaçaj është plagosur edhe vetë, kur po tentonte të largohej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY