Kamëz, pa energji elektrike prej 9 muajsh, por në burg për mos...

Kamëz, pa energji elektrike prej 9 muajsh, por në burg për mos pagesë faturash

60
0
Shares

Rreth 300 familje që janë në terr energjitik prej 9 muajsh, protestuan sërish sot në Institutin Bujqësor, Kamëz. Strukturat qeverisëse nuk japin asnjë alternativë për pagesën e energjisë duke i lënë ata në terrorin e errësirës dhe harresës. Familjet mes të cilëve të moshuar e fëmijë të sëmurë jetojnë në kushte shumë të rënda dhe pa mundësi shërbimesh.
Në mbështetje të protestës, ishte sot deputetja Mimoza Hajdarmata, e cila tha se është jonjerëzore që qeveria, ministria e energjetikës, nuk po i jep asnjë zgjidhje situatës së krijuar.
Gjatë bisedës me banorët e komunitetit, pati dhe nga ata që i deklaruan deputetes se janë futur në burg për mospagesë të faturave ndërkohë që nuk kanë energji.
“Si deputete qe përfaqësoj prejardhjen e këtij komuniteti dhe si anëtare e komisionit parlamentar të veprimtarisë prodhuese që merret me çështjet energjetike i bëj thirrje ministrit të Energjetikës të gjejë një zgjidhje sa më parë, sepse janë me qindra gra e fëmijë, invalidë dhe të sëmurë që vuajnë në terr. Këta njerëz kërkojnë të paguajnë dritat si të tjerët, sipas standardeve ligjore, por shteti nuk ngre kushtet për matjen e konsumit. Është një shpërfillje  arrogante  e ministrisë, e strukturave shtetërore ndaj këtij komuniteti, të cilin nuk vjen ta takojë e dëgjojë asnjë zyrtar”, tha Hajdarmata.
Gratë dhe nënat thanë se nuk mund të kryejnë nevojat më minimale për vete dhe familjet e tyre, ndërkohë që ka shumë invalidë dhe të moshuar që vuajnë mungesën e dritave për kurim mjekësor.
Prindër të tjerë shprehën shqetësimin se fëmijët nuk po ndjekin shkollën pasi nuk arrijnë dot të mësojnë nga mungesa non-stop e rrymës elektrike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY