Britania: Drejtësia nuk mjafton për në BE, duhen përmbushur edhe 4 prioritetet...

Britania: Drejtësia nuk mjafton për në BE, duhen përmbushur edhe 4 prioritetet e tjera

51
0
Shares

Graham Styles, kreu i seksionit për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë në Drejtorinë e Ballkanit Perëndimor dhe Zgjerimit, në Ministrinë e Jashtme britanike (Foreign Office), në një intervistë për Top Channel jep detajet sesi qeveria britanike i shikon përpjekjet e Shqipërisë në realizimin e 5 prioriteteve.
Graham Styles mendon se, reforma në drejtësi është e rëndësishme, por nuk duhen harruar edhe prioritetet e tjera.
I pyetur nëse miratimi i reformës në drejtësi përkthehet në rritjen e mundësive për çeljen e negociatave me BE-në, Graham Styles lë të kuptohet se nuk mjafton vetëm kaq.
“Qeveria shqiptare, në mënyrë absolute ka bërë mirë, që reformën në drejtësi e ka cilësuar si kryeprioritetin e reformave. Ne pajtohemi tërësisht me këtë. Kjo reformë është e rëndësishme për një mori çështjesh të tjera, por nuk është e vetmja gjë, që ne kërkojmë të bëjë Shqipëria. Kjo, pasi janë 5 prioritete dhe ne dëshirojmë ta shohim progresin në të pesta këto prioritete. Ne dhe vendet e tjera të unionit duhet të bindemi, që ky proces është i vërtetë. Por është me vend dhe e drejtë të thuhet se, nëse Shqipëria miraton reformën në drejtësi, gjë e cila do një kohë të gjatë, Britania e Madhe dhe vendet e tjera anëtare do ta marrin parasysh këtë, kur të marrin në konsideratë progresin për kriteret e vendosura”, shprehet Graham Styles.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY