DOSJA/ Atentatorët e “1 Majit”, me të shkuar kriminale si hajdutë e...

DOSJA/ Atentatorët e “1 Majit”, me të shkuar kriminale si hajdutë e trafikantë

57
0
Shares

Zbardhet e shkuara kriminale e dy autorëve të arrestuar për vrasjen e dyfishtë në lulishte “1 Maji” përballë ish-ekspozitës në kryeqytet. Gjykata e Tiranës e ka dënuar Vasiel Çavon dhe Sael Sulajn në vitin 2012 dhe 2015 për trafik lëndësh narkotike dhe për vjedhje më shumë se njëherë. Sael Sulaj u arrestua me datën 15 korrik 2014 si pjesë e një bande hajdutësh që vidhnin dyqane celularësh dhe qendra tregtare.
vsGjatë operacionit të koduar “Thyerja” me Sael Sulajn u arrestuan dhe katër persona të tjerë. Ky shtetas ka pranuar më pas në gjykatë se ka kryer 8 vjedhje përgjatë vitit 2014.
I akuzuar nga prokuroria për veprën penale të “vjedhjes më shumë se njëherë” e parashikuar nga neni 134/2, Gjykata e ka dënuar Sael Sulajn me datën 16 prill të  vitit 2015.
Gjykata e ka dënuar me 1 vit e një muaj burg, për shkak se dënimin e kishte kryer me kohën e paraburgimit në Fushë-Krujë dhe nisur nga ky fakt Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij më 16 prill të këtij viti.
Ndërsa 23-vjeçari Vasiel Çavo është dënuar në prill të vitit 2012 nga Gjykata e Tiranës  për shitje të lëndëve narkotike.
vvSipas vendimit të gjykatës, Vasiel Çavo ishte kapur me 21 gram kanabis sativa  pas informacionit që dispononte Zyra e luftës kundër drogës në Policinë e Tiranës se ky shtetas shiste lëndë narkotike të llojeve të ndryshme kryesisht në zonën e Kompleksit Dinamo, lulishte “1 maji” dhe pranë ish-ekspozitës.
Treshja e gjyqtarëve me kërkesë të prokurorit të çështjes pezulloi dënimin me burg, lënien e lirë dhe zëvendësimin e burgut me mbajtjen e kontakteve me shërbimin e provës për vit e gjysmë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY