DËSHMIA/ Ja pse dy të arrestuarit shkaktuan masakrën te Urgjenca

DËSHMIA/ Ja pse dy të arrestuarit shkaktuan masakrën te Urgjenca

62
0
Shares

Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo kanë pranuar autorësinë e vrasjes së dy të rinjve dhe u plagosjes së shtetasit Elvis Gacaj.
Mësohet se para prokurorit të çështjes Elio Mazreku, dy të arrestuarit kanë pranuar se njiheshin prej më se dy vitesh me Gacajn por edhe me personat tjerë që ndodheshin në makinë natën kur ndodhi vrasja.
Dy të rinjtë kanë pranuar se shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë gjatë muajve të fundit, aktivitet që e kryente edhe shtetasi Elvis Gacaj me viktimën e vrasjes Kevin Rugova.
Në shtëpinë e Elvis Gacajt, policia gjeti 5 gram kokainë dhe një peshore, që përdorej për matjen e dozave të drogës. Elvis Gacaj, sipas policisë kishte arritur të dominonte tregun e kokainës në bllok, pasi e shiste më çmim shumë të ulët. Por Gacaj nuk kishte llogaritur konkurrentët. Kur Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo, edhe ato shitës të kokainës, atëherë janë konfliktuar më Gacajn duke e akuzuar për humbjet nga shitja e drogës. Policia tha se sherri mes tyre nisi, kur Sulaj dhe Çavo vunë re se po humbnin klientët e tyre, përdorues të rregullt të drogës. Sipas dy të arrestuarve, për çështje droge ata kanë pasur konflikte të vazhdueshme me Elvis Gacajn, i cili qe nga muaji shkurt i vitit 2015 deri dhjetë ditë më parë i kishte rrahur disa herë shtetasit Vasiel Cavo dhe Sael Sulaj. Pas kësaj ata kishin vendosur që problemin e tyre ta zgjidhnin me gjuhën e armëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY