Mashtrimi i mikeshës së Haritos, i mori 25.5 mijë euro për ti...

Mashtrimi i mikeshës së Haritos, i mori 25.5 mijë euro për ti liruar vëllanë dhe e kallëzoi më pas për “kanosje”

55
0
Shares

Amarilda Leka, sekretaria elektorale e ministres së Administratës dhe Inovacionit Milena Harito ka marrë 25 mijë e 500 euro, me premtimin se do të ndikonte te një gjyqtar për të liruar nga burgu të arrestuarin për drogë Xhorxh Gjoka.
Leka këto para ia ka marrë vëllait të personit të arrestuar, shtetasit Zef Gjoka, i cili me premtimin se 29-vjeçaria Amarilda Leka do ndërhynte te gjyqtari për të liruar të vëllanë, ka pranuar t’i japë shumën e eurove.
Mirëpo ditët kalonin dhe më pas nuk kishte asnjë ndryshim. Sipas burimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Leka nuk ka folur me asnjë gjyqtar por ka marrë eurot dhe ka humbur kontaktet.
Por të afërmit e Xhorxh Gjokës kanë rënë në gjurmët e saj dhe më pas i kanë kërkuar eurot, por në fakt Leka i ka kallëzuar në polici, për akuzën e “Kanosjes”.
Fill pas kësaj palët janë thirrur në komisariat ku Zef Gjoka, ka treguar të gjithë planin. Menjëherë pas kësaj është arrestuar Amarilda Gjoka e cila akuzohet për mashtrim dhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari”. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY