SHKODER, VRITET KOMANDANTI I FNSH

SHKODER, VRITET KOMANDANTI I FNSH

68
0
Shares

Komandanti i FNSH-së së Shkodrës, është vrarë sonte gjatë një shkëmbimi zjarri të policisë me një person të kërkuar.
Burime të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës bënë të ditur se Policia e Shkodrës ne bashkëpunim me FNSH Shkodër ka rrethuar banesën e autorit që plagosi 21 vjeçarin në Obot i Ri, Oblike Shkodër.
Autori i plagosjes së 21 vjeçarit  për ti shpëtuar rrethimit ka hapur zjarr ndaj policisë.
Si pasojë e zjarrit është plagosur rëndë dhe më pas ka humbur jetën në Spital, Komandanti i grupit të FNSH, Shkodër Simon Gjeta.
Të njëjta burime saktësuan se, autori i vrasjes së oficerit të policisë është  Ruzhdi Aishta, i cili ende vazhdon të jetë i rrethuar nga policia.
Autori i vrasjes së oficerit të policisë, kërkohej sepse, rreth orës 19:00 ka mbetur i plagosur 21-vjeçari Besar Sherbela, i cili ndodhet në gjendje kritike. 21-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital, ku mjekët bëjnë të ditur se ka marrë një plumb në kraharor.
Pas këtij krimi Policia e Shkodrës ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka kryer të gjitha hetimet dhe ka organizuar operacionin për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është një bashkëfshatar i 21-vjeçarit Ruzhdi Aishta, i cili është edhe autori i vrasjes së oficerit të policisë
Ndërkohë FNSH-të dhe efektivë të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës po vijojnë operacionin për kapjen e autorit të dy krimeve të rënda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY