DETAJET/ Ja si u vra komandanti i FNSH në Shkodër

DETAJET/ Ja si u vra komandanti i FNSH në Shkodër

55
0
Shares

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër ishin në ndjekje të autorit të plagosjes së 21-vjeçarit në Oblikë të Shkodrës, Ruzhdi Arishta.
Aishta kishte plagosur fqinjin e tij për një sherr për gardhin e banesës dhe më pas ishte larguar drejt kodrës së fshatit ku edhe u fsheh.
Policia arriti që, rreth orës 19:35, ta rrethonte të kërkuarin në banesën e tij, në kodrën e fshatit. Efektivët e FNSH-së i bënë thirrje Arishtës që të dorëzohej, por ky nuk përgjigjej.
Në këtë moment, komandanti Simon Gjeta vendosi të hynte në shtëpinë e autorit – banesë njëkatëshe me katër dhoma-  dhe ta befasonte autorin e plagosjes. Sapo ai shpërtheu derën u qëllua me breshëri automatiku kallashnikov nga autori, Ruzhdi Arishta.
Pas breshërisë, menjëherë ndërhynë efektivët e tjerë, të cilët bënë të mundur tërheqjen e Gjetës drejt radhëve të tyre dhe më pas e dërguan atë në spital. Gjeta fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY