Ka përfunduar pas rreth 12 orësh rrethimi i vrasësit të komandantit të FNSH-së së Shkodrës. Forcat RENEA që nga Tirana shkuan në ndihmë të efektivëve lokalë të Shkodrës, pas refuzimit për tu dorëzuar, e asgjësuan fizikisht 52-vjeçarin Ruzhi Arishta.
Negociatat dhe thirrjet për tu dorëzuar, nuk e bindën Arishtën të dorëzohej. Jo vetëm kaq, por tentativës së RENEA-s për të ndërhyrë forcërisht, ai ju përgjigj me breshëri arme.
Pas disa momentesh shkëmbimi zjarri, RENEA ka ndërhyrë edhe me autoblinda dhe ndërsa shkëmbimi i zjarrit vazhdoi edhe pas këtij momenti, specialet e Tiranës arritën të vrasin, vrasësin e komandanti të FNSH-së së Shkodrës, si dhe autorin e plagosjes së bashkëfshatarit të tij.
Vrasja
Gjatë gjithë natës RENEA ka mbajtur nën rrethim autorin e vrasjes së komandantit të njësisë të FNSH, Shkodër. Autori i krimit përgjatë natës në mënyrë të vazhdueshme ka hapur zjarr në drejtim të RENEA-s.
Në orën 07.10 në kushtet e ndriçimit të plote efektivat e RENEA-s i kanë bërë përsëri thirrje të dorëzohet por autori nuk ju është përgjigjur.
Forcat RENEA kanë ndërhyrë në banesë . Në momentin e ndërhyrjes autori i krimit ishte fshehur në aneks të banesës dhe ka hapur zjarr me breshëri ndaj forcave RENEA. Efektivat e RENEA-s i janë kundërpërgjigjur ku si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë autori i krimit.
Autori
Më herët Arisha kishte plagosur një fqinjin e tij, 21 vjeçarin Besar Sherbela, ngjarje e ndodhur rreth orës 19.00, të mbrëmjes së shtunë, në fshatin Oblikë, të Shkodrës.
Pas kësaj, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër u vunë në ndjekje të autorit të plagosjes.
Rreth orës 19.35, FNSH rrethoi të kërkuarin në një banesë në kodrën e fshatit, në aksin rrugor Shkodër – Muriqan.
Efektivët e FNSH-së i bënë thirrje Arishtës që të dorëzohej, por ky nuk përgjigjej.
Komandanti Simon Gjeta vendosi të hynte në shtëpinë e autorit – banesë njëkatëshe me katër dhoma – dhe ta befasonte autorin e plagosjes. Sapo ai shpërtheu derën u qëllua me breshëri automatiku kallashnikov nga autori, Ruzhdi Arishta.
Pas breshërisë, menjëherë ndërhynë efektivët e tjerë, të cilët bënë të mundur tërheqjen e Gjetës drejt radhëve të tyre dhe më pas e dërguan atë në spital. Gjeta fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë, për ngjarjen, u njoftuan dhe mbërritën në vendngjarje efektivët specialë të RENEA-s, nga Tirana.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/