Politika braktis festën e ribashkimit të Gjermanisë, në ceremoni vetëm Presidenti Bujar...

Politika braktis festën e ribashkimit të Gjermanisë, në ceremoni vetëm Presidenti Bujar Nishani

59
0
Shares

Ambasadori i Republikës Federale Gjermane, Helmut Hoffman, organizoi mbrëmë një pritje me rastin e 3 tetorit, 25-vjetorit të bashkimit të dy Gjermanive, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.
Pritja u organizua në Teatrin e Operës dhe Baletit, ku të ftuarit, mbi 700 persona, ndoqën edhe “Carmina Burana” të Carl Orff, në një performancë të rrallë baleti. Tetori gjerman këtë vit do të organizohet nën sloganin “25 vjet ribashkim i Gjermanisë – 25 vjet transformim në Shqipëri”.
Por ajo që ra në sy ishte një bojkot total i maxhorancës në këtë pritje. Mungonte Kryeministri Edi Rama, por dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Mungonte gjithashtu edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, por dhe të gjithë ministrat e kabinetit, me përjashtim të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.
I pranishëm ishte Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Gjithashtu ishin prezentë edhe nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj dhe kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade dhe disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Edhe ish-kryeministri Berisha dhe kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mungonte në këtë aktivitet.
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, ambasadori Helmut Hoffman solli në kujtesë një pjesë të historisë, që pas kapërcimit të ndarjes së Europës solli edhe rënien e diktaturës në Shqipëri dhe rikthimin e vendit në familjen europiane, siç u shpreh ai. Duke shprehur mbështetjen gjermane për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Hoffman vlerësoi përpjekjet e deritanishme, por shtoi se ka vendi ka ende punë për të bërë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY