I porsafejuari përcjell nusen në shtëpi, shkon me prostitutën, përfundon në polici

I porsafejuari përcjell nusen në shtëpi, shkon me prostitutën, përfundon në polici

60
0
Shares

Ndërsa gratë paraqiten në maternitet për lindjen e bebeve, të afërmit e tyre bëjnë seks me prostitutën 25-vjeçare, me “aktivitet” pranë Gjinekologjikut, te Stacioni i Trenit. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur dhjetëra herë në zonën e maternitetit të vjetër në Tiranë, ku një grua shitëse këpucësh, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës ishte kthyer në tutoren e një vajzë 25-vjeçare, e cila pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me meshkuj kundrejt 15 mijë lekësh të vjetra. N. Qoshlli, ishte ajo që gjente klientë, këta dhe të afërmit e grave që shtroheshin në maternitet, të cilët teksa kryenin vizita në maternitetin “Mbretëresha Geraldina” ftoheshin nga Qoshlli, për të kryer marrëdhënie seksuale me 25-vjeçaren M. Prençi.
Shpesh herë kjo e fundit aktin seksual e kryente dhe në ambiente publike, hotele, ose në godinën e braktisur të ish-stacionit të trenit.
Madje, në një rast ka ndodhur çudia, pasi në rrjetën e shitëses së këpucëve ka rënë dhe një djalë i sapo fejuar, i cili në mbrëmje teksa ka shoqëruar të fejuarën e tij në shtëpi dhe ka dalë sërish në rrugë përpara i ka dalë N. Qoshlli, dhe e ka ftuar që të kryejë marrëdhënie me 25-vjeçaren. I riu ka pranuar por më pas është kapur në flagrancë nga policia. Tashmë i riu E. Leti është dënuar nga gjykata me 700 mijë lek gjobë të vjetra, 25-vjeçaria M. Prençi me 8 muaj e 20 ditë, tutorja Qoshlli me 1.4 vite burg dhe një i ri Ardi Hyka me 1 vit burg pasi ka kundërshtuar policinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY