Një tjetër sasi e konsiderueshme, prej 2.2 ton kanabis sativa, janë sekuestruar në portin e Ankonas.
Droga është gjetur në një kamion i cili kishte mbërritur nga Shqipëria dhe ishte nisur nga porti i Durrësit.
Sipas mediave italiane, mësohet se në pranga janë vendosur 3 persona, por nuk është bërë e ditur identiteti i tyre. Aksioni është bërë nga doganat italiane dhe Guardia di Financa.
Kamioni me 2.2 ton kanabis ishte nisur nga Shqipëria dhe droga ishte fshehur brenda një ngarkese me panele gipsi.
Kamioni është kontrolluar nga sistemi, që e ka nxjerrë kamionin nga radha dhe më pas me anë të qenit antidrogë është gjetur sasia e madhe e kanabisit.
Guardia di Financa është shprehur se vlera e kësaj lënde narkotike shkonte 20 milionë euro.
Brenda 3 muajve të parë të vitit 2017 vetëm në portin e Ankonas janë sekuestruar 12 ton kanabis sativa.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/