Sali Berisha, çfarë mendon ai për Ali Pashë Tepelenën dhe Enver Hoxhën

Sali Berisha, çfarë mendon ai për Ali Pashë Tepelenën dhe Enver Hoxhën

276
0
Shares

Foto, Sali Berisha duke lexuar librin “Ali Pashe Tepelena dhe Fillesat e Nacionalizmit Shqiptar” te Prof. Dr. Fedhon Meksit!

Te dashur miq, keto dite po lexoj me interes te veçante librin e prof. dr. Fedhon Meksit per Ali Pashe Tepelenen, njerin prej personaliteteve me te jashtezakonshme te kombit shqiptar, politikanin e madh, strategun e shquar, diplomatin e sprovuar, shtetarin vizionar, gjeneralin trim, i cili, si dhe bushatllinjte, themeloi shtet pothuaj te pavarur shqiptar.
Ne shtetin e udhehequr prej tij, pothuaj te pavarur, te perbere nga shqiptare dhe greke, por dhe arumun e te tjere ne oborrin e ti, autori fakton me nje analize te shkelqyer dhe dokumenta historike autentike se Ali Pashe Tepelena hodhi themelet e nacionalizmit modern shqiptar, i cili, bazuar ne gjuhen, kulturen dhe trashegimine e Skenderbeut kontrastonte me nazionalizmat e tjere primtive grabiqare rajonale. Studjuesi dhe politikani i njohur anglez, Hobouse shkruan ne vitin 1800 se, ne kete rajon, vetem shqiptaret flasin per identitet kombetar. “Jemi shqiptar ku flitet shqip” ishte pergjigja e shqiptareve ndaj pyetjes “çfare jeni ju?”.
Por vetkuptohet, shqiptaret flisnin per komb dhe identitet kombetar asokohe sepse ata ne jug kishin Ali Pashe Tepelenen, qe te tjeret ne rajon nuk e kishin, dhe se ne veri kishin patur Karamahmut Pashen, qe te tjetret nuk e kishin patur dhe qe me luftrat e tyre kunder sundimit te huaj perserisnin ne nje forme apo ne nje tjeter momente te epopeve te qendreses se Skenderbeut.
Ali Pashe Tepelena, provon autori ne kete liber, kishte si qellim me kryesor nje shtet te qytetareve te barabarte para ligjit, pavaresisht nga besimet fetare apo perkatesite etnike, te bazuar ne nje Kushtetute te modelit perendimor (anglez).
Shteti i Ali Pashe Tepelenes do te ishte dhe djepi i rilindjes tone kombetare. Ne oborrin e tij ose te frymezuar prej tij, Naun Viqilharxhi , Anastas Byku, Apostol Meksi, Vangjel Meksi, Evstrat Vithkuqari, Vangjel Zhapa, Sotir Postenani, Marko Boçari e burrat e tjere te medhenj te kombit tone, shkruan alfabete, abetare, gramatika dhe fjalor te gjuhes shqipe, botuan gazetat dhe hapen ne jugun e vendit shkollat e para, ne te cilat mesohej edhe gjuha shqipe. Fedhon Meksi, te paret e te cilit ishin mjeke por dhe dijetare e filozofe, ne oborrin e Ali Pashe Tepelenes ka meriten e madhe sepse me driten e te vertetave historike i çliron keto personalitete dhe te tjera nga shpifjet dhe fallsitetet e histeriografise hoxhiste dhe interpretimet e verberta te asaj helenike dhe i vendos ata ne panteonin e burrave te shquar te kombit tone, pararendes e themelues te rilindjes tone kombetare.
Strateg i madh dhe takticien i jashtezakonshem, Ali Pashe Tepelena, ne 33 vite te sundimit te tij, ne njeren nga zonat me strategjike te rajonit u perball me mençuri te rralle dhe guxim e trimeri te pashoqe, ne tryeza bisedimesh por edhe ne fushebeteja me me te mbedhenjte e kohes se vet, gjithnje per te mbrojtur territoret e shtetit te tij dhe ecur vendosmerisht drejt pavaresise. Ne rrugetimin e tij te veshtire drejt pavaresise, Ali Pashe Tepelena ishte pa medyshje nje frymezim i madh per revolucionin dhe luften per pavaresi te Greqise. Por edhe me teper. Pas vdekjes se tij, shume nga bashkepunetoret e tij, shqiptare, grek, arumun do udhehiqnin kryengritjet, luften e popullit grek per pavaresi dhe do drejtonin shtetin e pavarur helen.
Pas Skenderbeut, Ali Pashe Tepelena eshte shqiptari per te cilin jane botuar me shume libra, studime dhe monografi. Por mjerisht, Ali Pashe Tepelenena, pothuaj dy shekuj pas vdekjes, ende duket se e ndjekin armiqesite e kohes se tij.
Grekerit, te kompleksuar nga roli pothuaj vendimtar i shqiptareve ne luften e tyre per pavaresi dhe lidershipi me origjine shqiptare i shtetit te pavarur grek, duke filluar qe nga presidenti i tyre i pare Jani Kapodistria etj, por dhe te erresuar nga Megali Idea, bene gjthçka te deformonin historine e Ali Pashes dhe shtetit te tij pothuaj te pavarur.
Enver Hoxha, ne funksion te kultit te tij satanik, perveç Skenderbeut nuk mund te pranonte dot nje personalitet tjeter ne historine e Shqiperise. Edhe sot, historianet hoxhist, qe fallsifikuan historine e Ali Pashe Tepelenes, bashkepunetorve te tij por dhe te Naum Viqilharxhit, kujdesen haptas dhe tinezisht te mbajne gjalle fallsifikimet e tyre. Perpjekja qe beme per te sjelle koken e Ali Pashe Tepelenes nga Stambolli ne 100 Vjetorin e Pavaresise se Shqiperise, deshmoi se ne Turqi ende e mbajne peng Vezirin e Janines dhe se akoma nuk eshte shuar zemerimi imperial ndaj tij.
Libri i Fedhon Meksit eshte frut i nje pune dhe perkushtimi te madh dhe shume vjeçar te autorit, per te cilin eshte perdorur nje bibliografi shume e gjere nga arkivat e kohes, te pashfrytezuar me pare por dhe burime te mevonshme. Ai eshte i çliruar nga te gjitha tendenciozitetet, ligesite, paragjykimet nacionaliste te verberta, politike, ideologjike, fetare qe u hodhen mbi historine e vertete te mbretit, siç e therrisnin bashkekohesit Vezirin e Janines.
Ne kete kontekst, ky liber perben monumentin me te ndritur te te vertetave historike per njerin prej shqiptareve me te medhenj te koherave, Ali Pashe Tepelenen dhe nje kontribut madhor ne studimin e historise tone kombetare aq shume te cunguar!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY