Patos, mungon uji pijshëm, puseve të naftës u shtohen edhe puset e...

Patos, mungon uji pijshëm, puseve të naftës u shtohen edhe puset e ujit

202
0
Shares
Patosi

Patosi njihet si një zonë naftëmbajtëse me puse të shumtë. Por kjo pasur, nuk mjafton për sigurimin ujit të pijshëm për banorët e këtij qytetit. Për këtë, zgjidhja që kanë gjetur banorët është hapja e puseve për ujë, sepse edhe ai që rrjedh nëpër rubinete nga ujësjellësi është i pakët dhe i ndotur.
Banorët në Patos janë grupuar për të hapur puse si e vetmja zgjidhje për ujë të pijshëm. Kjo nuk është zgjidhje përfundimtare por të paktën sigurojnë ujë pa orar.
Familjet e tjera që nuk kanë mundësi financiare për të hapur puse furnizohen me ujë dy orë në 48 orë.
Banorët  thonë se amortizimi i rrjetit dhe ndërhyrjet e paligjshme jo vetëm që nuk lejojnë ujin të shkojë në banesat e tyre por edhe kur vjen ai është i ndotur. Përkundër kësaj situate ata paguajnë faturat që bashkë me ujin që blejnë shkojnë mesatarisht në 25 mijë lekë në muaj.
Lagja e Re dhe “29 Marsi”, mbeten zonat më problematike për furnizimin me ujë. Ujësjellësi i Patosit ka mundësuar lidhjen me tubacionin kryesor të këtyre zonave por problemi nuk është zgjidhur. Bashkia e Patosit nuk ka realizuar asnjë investim  duke bërë që rrjeti i shpërndarjes të shkojë drejt degradimit të plotë. 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY