Shqipëri – Serbi, një sulmues me origjinë shqiptare kundër kuqezinjve në “Elbasan...

Shqipëri – Serbi, një sulmues me origjinë shqiptare kundër kuqezinjve në “Elbasan Arena”

91
0
Shares

Trajneri i Kombëtares serbe të futbollit Radovan Curcic ka përfshirë edhe një sulmues me origjinë shqiptare në listën e lojtarëve që do të luajnë në ndeshjen me Shqipërinë më 8 tetor në stadiumin e
Elbasanit.
Në listën e lojtarëve është përfshirë sulmuesi me origjinë shqiptare, Miralem Sulejmani. Mediat serbe shkruajnë se Radovan ka vendosur të marrë nga Benfika Sulejmanin dhe nga Laçio Sergei Milinkovic­Savic.
Ndërkohë, një ditë më parë edhe trajneri i kuqezinjve, Xhani De Biazi publikoi listën e lojtarëve të cilët janë të ftuar në dy ndeshjet e fundit, ndaj Serbisë dhe Armenisë që Kombëtarja do të zhvillojë në kuadër të fazës eliminatore “Francë 2016”.
Tekniku italian ftoi dhe mesfushorin fantazist Alban Mehën, i cili nuk qe thirrur në ndeshjet e ndaj Danimarkës dhe Portugalisë.

Lista e lojtarëve serbë

Portierë: Vladimir Stojkovic, Predrag Rajkovic, Marko Dmitrovic.
Mbrojtës: Branislav Ivanovic, Nenad Tomovic, Marko Petkovic, Stefan Mitrovic, Uros Spajic, Dusko Tosic, Aleksandar Kolarov, Ivan Obradovic.
Mesfushorë: Nemanja Matic, Ljubomir Fejsa, Luka Milivojevic, Nemanja, Gudelj, Adem Ljajic, Sergej Milinkovic­Savic, Darko Brasanac, Zoran, Tosis, Andrija Zivkovic, Dusan Tadic.
Sulmues: Miralem Sulejmani, Aleksandar Mitroviç, Petar Skuletic.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY