Trajneri i Kombëtares serbe të futbollit Radovan Curcic ka përfshirë edhe një sulmues me origjinë shqiptare në listën e lojtarëve që do të luajnë në ndeshjen me Shqipërinë më 8 tetor në stadiumin e
Elbasanit.
Në listën e lojtarëve është përfshirë sulmuesi me origjinë shqiptare, Miralem Sulejmani. Mediat serbe shkruajnë se Radovan ka vendosur të marrë nga Benfika Sulejmanin dhe nga Laçio Sergei MilinkovicSavic.
Ndërkohë, një ditë më parë edhe trajneri i kuqezinjve, Xhani De Biazi publikoi listën e lojtarëve të cilët janë të ftuar në dy ndeshjet e fundit, ndaj Serbisë dhe Armenisë që Kombëtarja do të zhvillojë në kuadër të fazës eliminatore “Francë 2016”.
Tekniku italian ftoi dhe mesfushorin fantazist Alban Mehën, i cili nuk qe thirrur në ndeshjet e ndaj Danimarkës dhe Portugalisë.
Lista e lojtarëve serbë
Portierë: Vladimir Stojkovic, Predrag Rajkovic, Marko Dmitrovic.
Mbrojtës: Branislav Ivanovic, Nenad Tomovic, Marko Petkovic, Stefan Mitrovic, Uros Spajic, Dusko Tosic, Aleksandar Kolarov, Ivan Obradovic.
Mesfushorë: Nemanja Matic, Ljubomir Fejsa, Luka Milivojevic, Nemanja, Gudelj, Adem Ljajic, Sergej MilinkovicSavic, Darko Brasanac, Zoran, Tosis, Andrija Zivkovic, Dusan Tadic.
Sulmues: Miralem Sulejmani, Aleksandar Mitroviç, Petar Skuletic.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/