Lindita Nikolla, edhe këtë vit qindra mijëra euro tek dy-tre universitete private

Lindita Nikolla, edhe këtë vit qindra mijëra euro tek dy-tre universitete private

152
0
Shares

Për të tretin vit akademik ministra nuk ka përcaktuar kuota të reja për doktoraturat në Universitetet publike duke orientuar disa qindra mijëra euro drejt universiteteve private.

Ministria e Arsimit Lindita Nikolla tha për ora news se shkaku i këtë pezullimi lidhet me me abuzimet e konstatuara.

Lindita Nikolla tha se “Situata nuk ka asnjë pengesë nga Ministria e Arsimit. Pengesa është standardi duke rezultuar që një profesor të ketë edhe 41 doktorantë. Kemi ecur hap pas hapi për të zgjidhur këtë ngërç dhe për të ardhur në parametrat që standardi i ligjit të ri kërkon”, u shpreh ministrja.

Por ministrja Nikolla nuk e mabron ironinë me universitetet publike duke i bllokuar në nivelin e tretë të studimeve por shton se ligji i ri u rrit pavarësinë atyre. “Hyrja në fuqi e ligjit të ri, ju jep më shumë autonomi universiteteve deri në kufijtë e lirisë për të mësuar vetë të gjithë këtë procesin e karrierës akademike”, thotë ministrja e Arsimit.

Lidhur me bllokimin doktoraturave në universitetet publike, KLSH në një auditim që kreu në ministrinë e Arsimit konstatoi njëanshmëri dhe klientelizëm të qeverisë për një universitet privat. “Pavarësisht se vlerësojmë si ndërhyrje të domosdoshme bllokimin e regjistrimeve në ciklin e tretë të studimeve për sa kohë që nuk është bërë akreditimi institucional, bllokimi pjesor i kuotave vetëm për universitete publike ka çuar efektivisht në orientimin e kërkesës vetëm drejt një Institucioni privat të Arsimit të Lartë në vend”, thekson kontrolli.

Kështu nga një llogaritje e thjeshtë (nisur nga një tarifë minimale prej 204,000 lekë, me një numër minimal kuotash 300), buxhetit të Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë i mungojnë 600 milionë lekë ose 450 mijë euro.

edi rama te un evropian i tiranes

Ditët e fundit disa qeveritarë përfshirë dhe kryeministrin Rama bënë qokat e fushatës së regjistrimeve në universitetet private. Aq intensive është një sjellje e tillë sa kjo ka krijuar problem dhe ndarje mes vetë universiteteve private të cilat e shohin veten të agresuar nga fushata klienteliste e qeverisë për disa universitete duke orinetuar regjistrimet pavarësisht ofertës që kanë universitetet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY