Dashi
Hëna në shenjën tuaj ju bën nervoz, ndërsa opozita e Plutonit tërheq frenat në vitalitetin tuaj. Kjo javë fillon me këmbën e gabuar dhe me momente nervozizmi të shkaktuara nga grindje familjare. Mundohuni të ruani qetësinë, e hëna i merr të gjitha me vete.
Demi
Do të jetë një ditë plot entuziazëm dhe shkathtësi për ju e hëna! Të sigurt me veten tuaj, do shtyheni të guxoni më tepër me dashurinë për të fituar zemrën e personit që pëlqeni. Për këtë ju vjen në ndihmë edhe Hëna, që të arrini të dilni fitimtar dhe t’i tërhiqni vëmendjen partnerit tuaj.
Binjakët
Për ju horoskopi sot do të fillojnë me ndjenjën e nevojës për më shumë dashuri të sinqertë dhe të qëndrueshme. Kjo dëshirë do t’ju shkaktojë edhe pikëpyetje lidhur me marrëdhënien tuaj me partnerin. Lajme të mira do të vinë për ju edhe në aspektin profesional.
Gaforrja
Hëna në shenjë dhe Neptuni ju mbështesin për të dalë fitimtarë për planet tuaja të bëra gjatë kësaj periudhe. Një imagjinatë për tu admiruar dhe vitaliteti do të bëjë që ju të rivlerësoni aspekte të caktuara të marrëdhënies tuaj, duke favorizuar erosin dhe bashkëpunimin me partnerin. Lajme të mira do të ketë edhe për beqarët.
Luani
Për ju horoskopi sot do të jetë një ditë e zënë plot me ngjarje dhe gjëra për t’u realizuar. Java fillon në mënyrën më të mirë për ju që doni të përfshiheni dhe të keni mundësi të reja për sukses. Por tregohuni të kujdesshëm duke u përqendruar në atë që doni të arrini.
Virgjëresha
Dëshira për të shpëtuar dhe për të ndryshuar rutinën e zakonshme do të bëjë që ju të pikëlloheni këtë mëngjes. E hëna fillon me opozitën e Neptunit, që prej kohësh ka qenë armiqësore me ju, por Jupiteri dhe Marsi do t’ju ndihmojë për të kthyer harmoninë këtë ditë. Përvishni mëngët dhe përqendrohuni në takimet që do keni para.
Peshorja
Horoskopi sot sinjalizon një të hënë plot me probleme me kolegët dhe të afërmit si pasojë e kundërshtimit të Uranit në shenjën tuaj. Përpiquni të tregoheni sa më diplomatik dhe mos kërkoni shumë mendime nga ata që ju rrethojnë. Sot ndjeheni shumë të motivuar, por hutimi do ju bëj që kjo energji të dështojë.
Akrepi
Një e hënë e përsosur nga çdo pikëpamje! Vlerësojeni këtë në mendjen tuaj. Dita do të jetë e mbushur me udhëtime, premtime, ambicie dhe ëndrrat që ju do t’i ktheni në gjëra konkrete. Në punë apo në studime është koha e duhur, do të arrini qëllimin tuaj. Në dashuri momente romantike, koha për tu marrë më shumë me veten.
Shigjetari
E hënë mjaft e qetë ju pret. Punë, shtëpi, studim, dashuria, kjo rutinë do ju marrë përpara, asnjë lajm i veçantë në qiellin tuaj astral. Edhe në qoftë se ju e vlerësoni këtë stabilitet të qetë, duhet të shihni drejt horizonteve të reja, do të ishte më mirë për ju.
Bricjapi
Horoskopi për ju sot është mjaft i tensionuar, pasi nuk do të ketë diskutime me partnerët për disa keqkuptime që do ju acarajonë tej mase. Edhe në punë parashikohen probleme për shkak të keqkuptimeve. Përpiquni të jeni të qartë me të tjerët.
Ujori
Kjo e hënë për ju do t’i dedikohet vetëm punës dhe familjes. Prej kohësh jeni duke menduar për disa ndryshime në punë dhe sot ka ardhur koha që t’i merrni seriozisht objektivat tuaja. Hëna është e favorshme dhe njohuritë fitimprurëse janë të mundshme.
Peshqit
Horoskopi për sot kalon mbështetjen e Hënës në interesin tuaj. Së fundi do i lejoni vetes pak më shumë kohë dhe me Neptunin që ju bën të ndjeshëm sot do të merrni më shumë vlerësim dhe vëmendje. Një pushim do ju ndihmonte për të rifituar energjinë e humbur gjatë kësaj periudhe.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/