Baba Taku ul “nivelin e gatishmërisë”, pranon se destabilizimi po qetësohet

Baba Taku ul “nivelin e gatishmërisë”, pranon se destabilizimi po qetësohet

66
0
Shares

Deputeti i LSI-së Spartak Braho, i cili disa ditë më parë “alarmoi” drejtuesit e institucioneve shtetërore me një letër për një komplot për “destabilizimin e vendit” që ai kishte “zbuluar”, ka bërë një hap prapa sot. Në një deklaratë të tij, pas interesimit të gazetarëve, “në se rrezikohet vendi nga destabilizimi?”, Braho është shprehur se, “ka filluar të qetësohet destabilizimi”.
Deklarata e sotme e Spartak Barahos, vjen pasi prokuroria urdhëroi policinë e Tiranës, të niste hetimet për letrën që deputeti i LSI-së, ju adresoi insitucioneve më të larta shtetërore.
Ndërsa për këtë letër janë pyetur bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, e cila sipas Brahos ishte kërcënuar nga deputetit Tom Doshi dhe ish-ministri Dritan Prifti, nga ana e policisë është pyetur edhe deputeti i Shkodrës, “i akuzuar” nga deputeti i LSI-së, si “kërcënues” dhe “pengmarrës” i mundshëm i Vojsava Ismailajt. Për tu pyetur nga polica, janë edhe Dritan Prifti si edhe vetë Spartak Braho.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY