Efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Simon Gjeta, i cili mbeti i vrarë të shtunën gjatë operacionit për arrestimin e Ruzhdi Arishtës i jepet sot lamtumira e fundit.
Komisioni i Sigurisë e nisi mbledhjen e sotme me një minutë heshtje në nder të efektivit të rënë në krye të detyrës.
Ndërkohë rreth orës 11:00 të do të zhvillohen homazhe në nder të Gjetës në Akademinë e Policisë në Sauk.
Ndërsa më pas do të përcillet për në “Varrezat e Dëshmorëve”.
Efektivi i FNSH së Shkodrës mbeti i vrarë gjatë ndërhyrjes për arrestimin e Ruzhdi Arishtës, pasi ky i fundit plagosi një 21 vjeçar.
Ndërhyrjes së policisë, Arishta iu përgjigj duke hapur zjarr dhe duke qëlluar në kokë efektin e FNSH-së, i cili humbi jetën.
Për arrestimin e këtij krimi, policia dhe RENEA u përfshinë në një aksion që zgjati përreth 12 orë, operacioni përfundoi me ekzekutimin e 54-vjeçarit.
Dje Komisioni i Posaçëm në Ministrinë e Mbrojtjes shpalli “Dëshmor të Atdheut” nënkomisarin Simon Gjeta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/