Rrëfehet Elvis Gaçaj, objekti i atentatit pranë Urgjencës

Rrëfehet Elvis Gaçaj, objekti i atentatit pranë Urgjencës

90
0
Shares

Grupi i hetimit ka zbuluar se Elvis Gaçaj, i cili ishte objekt i atentatit të disa ditëve më parë, pranë Urgjencës së Tiranës, ishte drejtues i një grupi që shpërndante drogë në Tiranë. Sipas policisë, ai kishte pasur përplasje të vazhdueshme, me shtetasit Vasiel Çavo dhe Sael Sulaj, të akuzuar dhe arrestuar si atentatorë dhe autorë e dy të vareve dhe një të plagosur në këtë ngjarje. Për shkak të këtyre përplasjeve, në prill 2015, Gaçaj i kishte dhunuar dy të rinjtë duke u bërë shkak kështu për reagimin e tyre me planin e hakmarrjes.
Ndërsa këto të dhëna janë konfirmuar nga Prokuroria e Tiranës dhe policia, me prova e dëshmi, në pohimet paraprake pas arrestimit, Elvis Gaçaj sipas hetuesve ka mbajtur qëndrim mohues. Sipas grupit të hetimit, Gaçaj ka pretenduar se të shtënat mbi makinën e tij kanë qenë një ngatërresë dhe se personat e arrestuar për atentatin nuk i njeh dhe nuk ka ndonjë lidhje me ta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY