Rama në aktivitetin për infermierët flet për “drejtësinë e korruptuar”

Rama në aktivitetin për infermierët flet për “drejtësinë e korruptuar”

71
0
Shares

Në një aktivitet ku u lançua nisja e trajnimit të infermierëve shqiptarë për punësim në Gjermani, ambasadori gjerman në Shqipëri Helmut Hoffmann i ka bërë thirrje edhe një herë shqiptarëve që të mos kërkojnë azil politik në vendin e tij, por të orientohen drejt projekteve për punësim të ligjshëm dhe profesional.

“Për të bërë të qartë se nëse dikush do të punojë në gjermani, atëherë ju lutem mos kërkoni azil politik se kjo është rruga më e keqe e mundshme por drejtohuni këtyre projekteve të organizuar, ligjore. Kancelarja gjermane ka vendosur në qeverinë gjermane para pak kohësh që do të çojë përpara negociatat për integrimin e mëtejshëm për ish vendet lindore të BE dhe ne mendojmë se kjo do jetë një mënyrë e mirë për të ndihmuar këta azilkërkues të pashpresë. Keshtu qe mbetet detyrë e secilit prej jush të përpiqet në mënyrën profesionale dhe ligjore për të hyrë në tregun gjerman të punë”, tha ambasadori gjerman gjatë fjalimit të tij.

Ndërkohë në këtë aktivitet merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama i cili ka theksuar se rruga më e mirë për të shkuar në Gjermani është ajo e ligjshme, por edhe atë shans e kanë shumë pak veta. “Në Gjermani të shkohet në rrugë të ligjshme. Cila është rruga e ligjshme, dhe pse sot janë shumë pak shqiptarët që mund ta ndërmarrin që sot? Rruga e azilit është një rrugë e shkurtër e cila të kthen këtu”,- tha Rama.

Sipas tij, prioritet i qeverisë është arsimi profesional dhe jo më mbivendosja e diplomave. “Kemi drejtësinë më të degjeneruar në Evropë. Kemi juristë me diplomë por s’kemi gjyqtarë e prokurorë” , është shprehur kryeministri.

Çdo vit gjermania ka nevojë për 10 mijë infermierë, tha Rama dhe për këtë duhet përgatitje. Infermierët shqiptarë që do të trajnohen, do të përfitojnë një vend pune minimalisht për dy vitesh në Gjermani.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY