Çmimi Nobel në shëndetësi ndahet midis tre mjekëve

Çmimi Nobel në shëndetësi ndahet midis tre mjekëve

97
0
Shares

Çmimi Nobel në Mjekësi iu dha sot tre mjekëve të cilët kanë zbuluar trajtimin kundër sëmundjeve parazitare dhe malaries. William Campbell-it i lindur në Irlandë, japonezit Satoshi Omura si dhe kinezes Youyou Tu.

William Campbell dhe Satoshi Omura u shpërblyen për punën e tyre kërkimore në lidhje me një trajtim të ri kundër infeksioneve të shkaktuara nga krimbat, ndërsa Youyou Tu-së iu akordua ky çmim për zbulimet në një trajtim të ri mjekësor kundër malaries, njoftoi Juria e Çmimeve Nobel.

William C. Campbell dhe Satoshi Omura kanë zbuluar një medikament të ri. Avermectin-a, derivatet e së cilës kanë ulur në mënyrë të ndjeshme numrin e pacientëve të prekur nga një sëmundje në lëkurë shkaktuar nga një lloj krimbi dhe sëmundjes tropikale infektive duke treguar efikasitet kundrejt një numri gjithnjë e në rritje të sëmundjeve të tjera parazitare.

Youyou Tu 84 vjeç, emri i së cilës është aluduar prej kohësh për marrjen e këtij çmimi ka zbuluar një trajtim të veçantë dhe efikas kundër malaries në sajë të një ekstrakti të bimës së pelinit të ëmbëlqë përmban molekulën artemisinin malaries, e përdorur kryesisht në Afrikë në formë kapsule për të trajtuar malarien.

Ajo renditet e 12 në radhët e femrave që janë shpërblyer me Çmimin Nobel në Mjekësi që prej fillesës së çmimeve në vitin 1901.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY