DENONCIMI/ Të burgosurit e blejnë 100 euro një ditë leje

DENONCIMI/ Të burgosurit e blejnë 100 euro një ditë leje

74
0
Shares

Deputetët e opozitës kanë denoncuar sot korrupsionin e drejtuesve në burgje.
Gjatë diskutimit të disa ndryshimeve të ligjit për trajtimin e të burgosurve Asllan Dogjani tha se një i burgosur është i detyruar tu paguajë 100 euro në dorë për një ditë leje drejtuesve të burgut.

Debati në Komision



komisioni-i-siguriseFlamur Noka:
Në vendin tonë liritë dhe trajtimi i të burgosurve janë në nivelet me katastrofale. Janë 40 mijë persona jashtë kapacitetit. Një shtet që ushtron dhunë dhe terror ndaj qytetarëve se nuk paguajnë dot një faturë energjie. Kushtet në burgje janë mizerabël, trajtimi mizerabël. Një qeveri e suportit të trafikanteve. Ministri drejton makinën e drogës. Qytetarët, qeveria juaj i ka shkelur me këmbë”.
Asllan Dogjani: Si do e zgjidhni. Për të marrë një leje një ditore të burgosurit duhet të paguajnë 100 euro. Shtet policor jashtë dhe brenda.
Artur Zoto (Drejtori i Burgjeve): Për herë të parë kemi bërë risi: Kemi marrë iniciativa në luftën kundër korrupsionit. Janë informuar të dënuarit për dhënien e lejeve. Procesi i lejeve monitorohet. Jo se s’ka probleme, por kemi qenë agresiv për shkeljet e bëra. Ky është standardi i kësaj qeverie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY