VIDEO/ Greqi, nis epoka e transportit me autobusë pa shofer

VIDEO/ Greqi, nis epoka e transportit me autobusë pa shofer

68
0
Shares

Katër autobusë pa shofer janë duke u provuar tashmë në Trikala, Greqi, i pari nga pesë qytetet evropiane që po prezanton transportin e automatizuar (pa shofer).
Automjetet janë pjesë e CityMobil2, një projekt kërkimor i financuar nga BE-­ja, ku po testohen sistemet e automatizuara të transportit rrugor me autobusë pa shoferë (vetëlëvizin) në gjithë Evropën.
Sipas “Euronews”, çdo autobus mund të transportojë nga 10 deri në 12 pasagjerë me një shpejtësi deri në 20 kilometra në orë.
“Unë isha duke menduar … një autobus pa shofer, si mund të jetë?”, pyeti një grua e moshuar, e cila bëri një udhëtim me njërin nga autobusët vogël.
“Por unë u kënaqa me të vërtetë dhe nuk kishte asnjë problem. Është si një autobus i rregullt me shofer. Unë do të përdorë atë, pasi ai kalon nëpër lagjen time”, shkruan “Euronews”.
“Këta autobus përdorin bateri për të karikuar motorin elektrik”, shpjegoi Vasilis Karavidas, i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe riparimin e autobusëve.
Autobusët janë elektrike, pa zhurmë dhe nuk ndotin ambientin. Nëse eksperimenti ka sukses, ai mund të shënojë një epokë të re për transportin publik në Evropë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY