Bashkia Kamëz binjakëzohet me Bashkinë Galwa në Irlandë

Bashkia Kamëz binjakëzohet me Bashkinë Galwa në Irlandë

67
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka pritur sot në një takim z. Frank Fahy, kryetar i Bashkisë Galway, Irlandë. Në këtë takim dy kryebashkiakët kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy bashkive në kuadër të binjakëzimit mes Kamzës dhe Galëayt.

Kryebashkiaku Mziu i akordoi po sot kryetarit Frank Fahy, kryetar i Bashkisë Galway, Irlandë, titullin “Mirënjohja e qytetit”. Në takim kryebashkiaku Mziu i bëri mikut të tij Frank Fahy një rezyme të zhvillimeve të Kamzës, një nga qytetet më të mëdha në vend ngritur pas shembjes së komunizmit, bashkia e cila sot është shndërruar mjaft konkurruese në projektet e zhvillimit. Sipas Mziut, Kamza nga 6 mijë banorë në vitin 1990 sot është një Bashki me 150 mijë banorë ku zhvillimet kanë qenë mjaft intensive, kjo për faktin se qytetarët kanë dhënë kontributin maksimal në ndërtimin e këtij qyteti, por edhe se Bashkia ka qenë pranë tyre në çdo hap.

Edhe Frank Fahy, kryetar i Bashkisë Galway, Irlandë, bëri një prezantim të qytetit që jeton dhe drejton. Vizita e Frank Fahy në Kamzë, siç dhe e theksoi vetë, ishte e para jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet ish-komuniste të Evropës Juglindore. Dy kryebashkiakët kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve duke mundësuar binjakëzimin mes dy bashkive.

Kryebashkiakët Frank Fahy dhe Xhelal Mziu kanë marrë solemnisht angazhimin të ndërtojnë dhe të mbajnë marrëdhënie të vazhdueshme ndërmjet administratave, por mbi të gjitha ndërmjet qyteteve përkatëse, me qëllim për të arritur një mirëkuptim të ndërsjellë më të mirë, një bashkëpunim efikas, një ndjenjë të gjallë për fatin tashmë të përbashkët, e kështu, një ndihmë të ndërsjellë në përballimin e problemeve administrative, ekonomike, sociale e kulturore, duke zhvilluar solidaritetin dhe pjesëmarrjen e të gjithë atyre që jetojnë e punojnë në komunitetet e dy bashkive.

Tjetër angazhim i dy kryebashkiakëve është edhe bashkëpunimi në kuadër të programeve të Bashkimit Evropian dhe në programe të tjera zhvillimore, shkëmbimi i aktivitete kulturore, artistike, sportive, si dhe bashkimi i përpjekjeve për të mbështetur me të gjitha mjetet suksesin e kësaj nisme, vazhdimësinë e këtyre lidhjeve në interes të zhvillimit, paqes e prosperitetit.
frank fahy

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY