VENDIMI/ Artan Ligori në vitin 2007 plagosi një grua, sot shef i...

VENDIMI/ Artan Ligori në vitin 2007 plagosi një grua, sot shef i inspektimit tatimor në Tiranë

1610
0
Shares

“Erion Veliaj vazhdon ta pasurojë organikën me persona me precedentë penalë”.
Denoncim vjen nga PD, e cila saktëson se Veliaj ka caktuar së fundmi përgjegjës në terren për tatimet një person të dënuar për plagosje me dashje.

captureal

Artan Ligori

“Pikërisht, ka vënë në një detyrë delikate që ka të bëjë me raportin e drejtpërdrejtë me qytetarët dhe me biznesin, Artan Ligorin, i cili në maj të vitit 2007 ka plagosur një grua. Kemi këtu vendimin e gjykatës që e ka dënuar Ligorin në tetor të vitit 2007. Eshtë dënuar për plagosjen me dashje të një gruaje, ndërkohë Erion Veliaj e bën shef të inspektimit tatimor në terren”, denoncoi në emër të PD-së, kreu i grupit të këshilltarëve të PD-së, në Tiranë.
Sipas Leonard Ollit, “Këto janë standardet e Erion Veliajt, i cili po ndjek me verbëri modelin e shefit të tij Edi Rama në inkriminimin e administratës dhe posteve kyçe. Kjo është një tradhti që u bëhet qytetarëve të Tiranës, të cilët nuk kanë votuar që Erion  Veliaj ta mbushë bashkinë me autorë plagosjesh. Degradimi në një kohë kaq të shkurtër i Erion Veliajt nuk është aspak surprizë, pasi ai ishte që në fillim një kandidat kallp dhe i gënjeshtërt. E vërteta është se ai është thjesht një zgjatim i qeverisjes qendrore dhe bashkëjetesës me krimin”, denoncoi Olli.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY