POLICIA / Masat, këshillat dhe porositë e fundit për ndeshjen Shqipëri –...

POLICIA / Masat, këshillat dhe porositë e fundit për ndeshjen Shqipëri – Serbi në “Elbasan Arena”

78
0
Shares

Drejtoria e Policisë  Qarkut Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes Shqipëri – Serbi, e cila do të zhvillohet më  datë 08. 10. 2015, në orën 20:45, në Stadiumin “Elbasan Arena”.
Bëhet me dije se hyrja e sportdashësve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në orën 20:15,  me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në Stadium.
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen  1500  punonjës policie, nga këto 308 punonjës policie do të jenë  nga Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan.

Rrugët dhe parkimet e bllokuara

Policia e Elbasanit sqaron në orën 08:00, të datës 08. 10. 2015, do të bllokohen disa segmente rrugore si dhe do të ndalohet qarkullimi i mjeteve në këto akse rrugore:
        Bulevardi  “Qemal  Stafa” që fillon nga Posta deri në dalje të unazës për në Librazhd.
        Bulevardi “Aqif Pasha”, që fillon nga “1 Maji” deri tek ish-konservimi i vjetër.
        Nga ish-konservimi i vjetër deri tek “Harullajt”
        Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga rrethrrotullimi i luleve deri te rrethrrotullimi i Zaranikës.
        Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit.
        Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve në dy Bulevardet Kryesorë.

Këshilla për sportdashësit në Stadium

Nuk do të lejohet marrja e fëmijëve të mitur pa u pajisur me biletë
Të  gjithë sportdashësit që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me kartë identiteti   dhe të mos kenë me vete:
a) sende të forta.
b) shishe (të çfarëdolloj).
c) fishekzjarrë.
d) monedha  apo  metale  (të çfarëdolloj).
Në të kundërt NUK do të lejohen   të  futen  në stadium.
Në  hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.

Këshilla për qytetarët

Të  gjitha lokalet që ndodhen në Bulevardin “Aqif Pasha”, nga Stadiumi deri te Shatërvani, nga  ora   12:00  dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.
Në të gjitha ballkonet, ambientet dhe pallatet përreth Stadiumit, nuk do të lejohen persona që nuk janë  pjesëtarë të familjes.
Drejtoria Policisë  Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 8 Tetor 2015, lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin  sa më  normal të këtij aktiviteti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY