Vetëm pak orë pasi Edi Rama mblodhi në selinë e PS-së shtabin elektoral, Ilir, kryetari i LSI-së, ka mbledhur kryesinë e partisë së tij.
Përgjatë momenteve të hapura për median, kryetari i LSI-së ka folur për tri cështje të rëndësishme sipas tyre, dy që i përkasin aspektit qeverisës dhe një që lidhet me cilësinë e zgjedhjeve.
Meta ftoi deputetët dhe ekspertët e LSI-së të përgaditen, të marrin pjesë të dhe të japin ide e propozime për paketën e re fiskale dhe projektbuxhetin vitit 2016.
Në vijim ai foli për reformën në drejtësi duke thënë se palët duhet të përgatiten për ndryshimet e ardhshme. “Reforma në drejtësi është më e rëndësishme që kemi përpara. Ky proces po ecën pas përgatitjes së draftit nga ekspertët vendas dhe të huaj dhe forcave parlamentare dhe përcjelljes në Komisionin e Venecias, komision i cili na ka asistuar edhe në hartimin e Kushtetutës. Ne duhet të jemi aktiv për lartësinë e këtyre ndryshimeve që synojnë një ndryshim rrënjësor të sistemit të drejtësisë në goditjen e krimit dhe të korrupsionit”,-deklaroi Meta.
Ndërkohë ai ka zëmë me gojë edhe zgjedhjet duke cituar raportin e ODIHR-it. Sipas Metës është e rëndësishme që ky raport të shërbejë për të përmirësuar sistemin zgjedhor dhe për të plotësuar ato rekomandime të cilat janë mjaft të vlefshme dhe të dobishme në mënyrë që të mos kemi dobësi në zgjedhjet e ardhshme. Raporti i ODIHR-it fliste kryesisht për blerje votash me para dhe në këmbim të favoreve, të dy këto modele të mbledhjes së votave që kanë përsosur nga LSI.
Mbledhja e kryesisë ka interes tjetër për publikun pas akuzave ndaj Metës për aferën e CEZ dhe mundësive të ndryshimit të qeverisë si një valvul shkarkimi për tensionin politik që ka vendi.
Edi Rama ka deklaruar sot se nuk do të ketë ndryshime në qeveri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/