Meta bën diferencën me Ramën: Duhen impulse të reja qeverisëse

Meta bën diferencën me Ramën: Duhen impulse të reja qeverisëse

59
0
Shares

Pas mbledhjes së kryesisë së LSI, Ilir Meta nuk ka një përgjigje të saktë lidhur me mundësinë e ndryshimeve në qeveri megjithëse duket qartë se ai mund të mbështet një opsion të tillë. “Gjithmonë kërkojmë impulse të reja qeverisëse, standarde më të larta qeverisëse”, tha ia në dalje nga kryesia e LSI-së.

I pyetur drejtëpërsëdrejti nga gazetarët nëse do të ketë ndryshime në qeveri ai e adresoi këtë pyetje për tek zoti Rama. “Për ndryshimet në qeveri i takon të vendosë kryeministrit”, tha Ilir Meta.

Vetëm pak orë pasi Edi Rama mblodhi në selinë e PS-së shtabin elektoral, Ilir Meta, kryetari i LSI-së, ka mbledhur kryesinë e partisë së tij.

Pyetjet dhe përgjigjet:

Z. Meta, a i keni kërkuar aleatit tuaj Edi Rama ndryshime në qeveri?

Ne gjithmonë kërkojmë impulse të reja qeverisëse, kërkojmë standarde më të larta të qeverisjes. Përsa i takon ndryshimeve, ia kemi lënë iniciativën gjithmonë Kryeministrit kur ai e gjykon të arsyeshme.

A i ka këto impulse qeveria deri më tani apo duhen rinovuar?

Në qoftë se ju jeni të kënaqur me impulset e deritanishme, unë nuk do të isha shumë i lumtur për vlerësimin tuaj. Unë besoj se gjithnjë ka nevojë për impulse gjithnjë e më të gjalla dhe më të fuqishme.

A do të kemi ndryshime në qeveri?

Kjo është pyetje që i takon Kryeministrit Rama.

Përgjatë momenteve të hapura për median, kryetari i LSI-së ka folur për tri cështje të rëndësishme sipas tyre, dy që i përkasin aspektit qeverisës dhe një që lidhet me cilësinë e zgjedhjeve.

Meta ftoi deputetët dhe ekspertët e LSI-së të përgaditen, të marrin pjesë të dhe të japin ide e propozime për paketën e re fiskale dhe projektbuxhetin vitit 2016.

Në vijim ai foli për reformën në drejtësi duke thënë se palët duhet të përgatiten për ndryshimet e ardhshme. “Reforma në drejtësi është më e rëndësishme që kemi përpara. Ky proces po ecën pas përgatitjes së draftit nga ekspertët vendas dhe të huaj dhe forcave parlamentare dhe përcjelljes në Komisionin e Venecias, komision i cili na ka asistuar edhe në hartimin e Kushtetutës. Ne duhet të jemi aktiv për lartësinë e këtyre ndryshimeve që synojnë një ndryshim rrënjësor të sistemit të drejtësisë në goditjen e krimit dhe të korrupsionit”,-deklaroi Meta.

Ndërkohë ai ka zëmë me gojë edhe zgjedhjet duke cituar raportin e ODIHR-it. Sipas Metës është e rëndësishme që ky raport të shërbejë për të përmirësuar sistemin zgjedhor dhe për të plotësuar ato rekomandime të cilat janë mjaft të vlefshme dhe të dobishme në mënyrë që të mos kemi dobësi në zgjedhjet e ardhshme. Raporti i ODIHR-it fliste kryesisht për blerje votash me para dhe në këmbim të favoreve, të dy këto modele të mbledhjes së votave që kanë përsosur nga LSI.

Mbledhja e kryesisë ka interes tjetër për publikun pas akuzave ndaj Metës për aferën e CEZ dhe mundësive të ndryshimit të qeverisë si një valvul shkarkimi për tensionin politik që ka vendi.

Edi Rama ka deklaruar sot se nuk do të ketë ndryshime në qeveri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY