Ekonomia e tregut në rrezik, ja çfarë fshihet pas rritjes ekonomike

Ekonomia e tregut në rrezik, ja çfarë fshihet pas rritjes ekonomike

123
0
Shares

Në foto, disa qindra të rinj duke ndjekur një ndeshje futbolli në oborrin e prapëm të Kryeministrisë

Rritja ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2015 prej 2,53 për qind, vijon të reflektojë dobësimin e ekonomisë së tregut në Shqipëri dhe zhvendosjen drejt ekonomisë shtetërore.

Përvecse rritja ekonomike është më e vogël se sa parashikimet në 0,35 % vërehet forcimi i kontributeve qeveritare në rritjen ekonomike ndërkohë që pasuria shtetërore është më pak se 20 për qind e ekonomisë krahasuar me ekonominë private që zë rreth 80 për qind.

Sipas të dhënave të mëposhtme siguruar nga INSTAT kontributin kryesor në këtë rritje

e kanë dhënë degët e ekonomisë si Ndërtimi me 1,96 pikë përqindje. Në ndërtim vendin kryesor e zënë financimet e veprave publike si rrugë, shkolla, spitale etj.

Në vend të dytë vjen Industria, Energjia dhe Uji me 0,72 pikë përqindje. Edhe ky sektor dominohet nga energjia që është pasuri shtetërore, pjesë tjetër dhe e vetmja që vjen nga ekonomia private është ajo e industrisë, kryesisht eksporteve të mineraleve dhe naftës.

Kontributi i tretë është administrata publike, arsimi dhe shëndetësia me 0,46 pikë përqindje, të cilat në pjesën më të madhe të tyre janë aktivitete të ekonomisë publike dhe jo private.

Pjesa tjetër e kontributeve vijnë nga ekonomia private por zënë një hapësirë të vogël tek shifra e rritjes ekonomike.

rritja ekonomike grafik

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY