LISTA/Kompanitë më të mëdha, borxhlinjtë më të mëdhenj që po bien

LISTA/Kompanitë më të mëdha, borxhlinjtë më të mëdhenj që po bien

89
0
Shares

Janë të paktën 13 tatimpagues të mëdhenj nën faliment, sipas të dhënave të drejtorisë së tatimeve të përpunuara nga open data.

Në total janë 7.18 miliard lek kredi, leasing apo overdraft cilësuar tashmë kredi me probleme që u përkasin shtatë subjekteve tatimpagues të mëdhenj, nën sekuestro dhe falimentim.

tatimpagues te falimentuar

Tatimpaguesi i madh që ndodhet nën faliment dhe njëkohësisht ka vlerën më të lartë të kredive të hapura është “City Park” me një detyrim të reflektuar në pasqyra kontabël, prej 3 696 963 347 lekësh ndaj sistemit bankar. Nga këto 242 495 818 lekë (Credins Bank), 163 789 683 lekë (Union Bank), 46 749 709 lekë (Credins Leasing), 3 243 928 137 lekë (Raiffeisen Bank & Tirana Bank).

Edhe “Taci Oil shpk” kuotat e të cilit janë 100% nën emrin e Rezart Taci ka një vlerë të lartë të kredive të hapura. Përkatësisht, 208 395 000 lekë (Tirana Bank), 248 466 023 lekë (ISP), 380 000 000 lekë (Credins Bank), 359 738 427 lekë (Raiffaisen overdraft) dhe 541 150 248 lekë (ISP overdraft).

Në rastet e mësipërme janë konsideruar vetëm kredi të karakterit bankar të marra drejtpërdrejt nga shoqëria dhe nuk janë reflektuar kredi të ortakëve apo aksionerëve të kompanisë. Në total të Shtator 2015 rezultojnë nën faliment 118 subjekte.

tatimpagues te falimentuar 1

tatimpagues te falimentuar 2

tatimpagues te falimentuar 3

Tatimpagues të Mëdhenj nën faliment dhe detyrime ndaj Sistemit Bankar Shtator 2015

Për subjektet CTC Computers sh.p.k., City Park sh.p.k., Europrogres sh.p.k., Fisheku sh.p.k., Taci Oil sh.p.k. dhe Kuid sh.p.k. është vendosur masa e sekuestros.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY