Ballist Morina: Do jem në stadium me surpizë për Vucic, tifozët të...

Ballist Morina: Do jem në stadium me surpizë për Vucic, tifozët të përmbahen

123
0
Shares

Ballist Morina, personi që e ktheu dronin në simbol kombëtar, ka konfirmuar se do të jetë prezent në “Elbasan Arena” më 8 tetor kur Shqipëria do të zhvilloje ndeshjen me Serbinë.

Këtë lajm ai e ka konfirmuar përmes një videoje të postuar në “Facebook”. Morina tregon në video edhe biletën për ndeshjen me Serbinë, si edhe shton se do të ketë një surprizë për kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç.

Surpriza për kryeministrin serb janë një palë syze. Morina u bën thirrje tifozëve të përmbahen në ndeshjen e 8 tetorit dhe të mos bëjnë trazira.

Më herët, FSHF-ja konfirmoi se Ballist Morina nuk do të ishte në stadium, dhe ky lajm ngjalli shumë debate. Por Morina me videon e tij konfirmon pjesëmarrjen në ndeshjen e 8 tetorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY