Horoskopi 6 Tetor 2015/ Yjet thonë për JU

Horoskopi 6 Tetor 2015/ Yjet thonë për JU

62
0
Shares

Dashi
Dita e sotme mund të sjellë shumë ngutje për ju dhe parashikohen konflikte të mundshme familjare. Mosmarrëveshjet dhe debatet në rrethin familjar, ka shumë mundësi që të ndodhin pavarësisht veprimeve tuaja.

Demi
Në familje kundërshtitë mund të bëhen në një trekëndësh të fortë. Ju ndryshe nga shumë të afërmit tuaj, duhet të qëndroni me këmbë në tokë dhe të tregoni kureshtje në rritje ndaj mendimeve ndryshe.

Binjakët
Do t’iu duhet të braktisni mendjelehtësinë. Gjatë kësaj dite kërkesat ndaj jush do të jenë shumë serioze. Në varësi të statusit tuaj të tanishëm, ju duhet të tregoni mjeshtëri menaxhimi, përgjegjësi, disiplinim dhe zell.

Gaforrja
Ju dhe partneri juaj do të keni për se të debatoni gjatë të martës. Jini vigjilent, pasi nga arroganca, paragjykimet dhe kryeneçësia egoiste nga ana juaj, partneri mund të mbajë një qëndrim pa kompromis dhe do t’iu mbajë mëri.

Luani
Profesionalizmi juaj mund të vihet në pikëpyetje. Mund të ketë mosmarrëveshje me kolegët dhe menaxherët si dhe parehati në vendin tuaj të punës, për shkak të mungesës së kohës ose paaftësisë për ta menaxhuar atë mirë. Një vizitë në një institucion të caktuar zyrtar, mund të rezultojë më shumë me probleme se sa me rezultate.

Virgjëresha
Do të jeni në gjendje që të mbani anën e duhur të debateve pasi mund të përfshiheni në to. Megjithatë është shumë e mundshme që të ndeshni në probleme lidhur me profesionin, familjen, jetën personale, miqësinë apo në ekzagjerimin e rëndësisë së gjërave.

Peshorja
Jeta juaj në shtëpi mund të riorganizohet dhe të ndikojë në mënyrë të pashmangshme në aktivitetin tuaj profesional dhe në ritmin e përgjithshëm të jetës. Përpiquni të përfitoni nga situata, pasi një numër i madh i problemeve do të zgjidhen vetë dhe probabiliteti i grindjeve do të ulet në mënyrë të konsiderueshme.

Akrepi
Gjatë kësaj dite do të jeni në gjendje që të shmangni debatet dhe mund të merrni një udhëtim të shkurtër biznesi. Yjet besojnë se ju do të përshtateni në mënyrë të përkryer, por kujdesuni sa më shumë për veten dhe jini të vëmendshëm ndaj të tjerëve.

Shigjetari
Çështjet materiale mund të bëhen objekt i një diskutimi të qëllimshëm. Mbani parasysh se rreziku i debateve dhe konflikteve është shumë i lartë. Gjatë analizës së strategjisë tuaj financiare, mos injoroni mendimet e njerëzve të tjerë.

Bricjapi
Kjo do të jetë një ditë mjaft e vështirë për gjithë ata bricjapë që kanë lindur në muajin dhjetor. Çdo debat mund të tregojë se kundërshtari juaj ka një mendim më të fortë se i juaji dhe ndoshta do t’ju duhet të kujdeseni që të mos lëndoheni nga dikush.

Ujori
Nëse ndjeni simptomat e një sëmundje kronike të vjetër, mos ngurroni të mjekoheni apo të vizitoheni te mjeku. Ka shumë mundësi që disa situata stresuese apo një atmosferë e pafavorshme në familje ta shkaktojnë atë, duke e përkeqësuar sëmundjen.

Peshqit
Gjatë gjithë ditës mund të shqetësoheni lidhur me fëmijën tuaj, punën krijuese ose marrëdhëniet familjare. Megjithatë nuk duhet të ketë asnjë hapësirë për supozime të paqarta. Shanset janë që ju të keni një qasje vërtetë konkrete apo mendime serioze, për t’u përballur me një bisedë të pakëndshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY