BB: Emigrimi e të rinjve, rrezik për rritjen ekonomike

BB: Emigrimi e të rinjve, rrezik për rritjen ekonomike

63
0
Shares

Një raport i ri i Bankës Botërore mbi ekonomitë e gjashtë vendeve të Ballkanit, botuar të hënën, paralajmëron se rajoni është duke humbur një pjesë jetike të popullsisë së saj të re dhe të arsimuar.

“Vendet e EJL6, Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, janë ndër rajonet me më shumë emigrantë të dërguar në botë, numër ky sa një e katërta e popullsisë aktuale të këtyre vendeve që jetojnë jashtë vendeve të tyre”, thuhet në raport.

Raporti thekson se përkundër viteve të 90-ta kur njerëzit largoheshin nga shkaku i konfliktit në Ballkan, tanimë shumica e tyre një gjë të tillë e bëjnë për shkaqe ekonomike.

“Sidomos rritja e ulët ekonomike që nga kriza globale financiare, papunësia kronike e lartë, niveli i të ardhurave në një të tretën e mesatares së BE-së, kanë kufizuar gjenerimin e të ardhurave në familje në rajon. Si pasojë, njerëzit vazhdojnë të emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira ekonomike”, thuhet më tej në raport.

Sipas tij, “shumica e emigrantëve janë të rinj, të moshës së punës, dhe në përgjithësi me arritje më të lartë të arsimit se sa grupmoshat e vendeve ku ata shkojnë”, duke shtuar se “të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përjetuar një “renovim” të emigracionin drejt Evropës Perëndimore gjatë vitit të kaluar”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY