Kryetari i PD-së në Vlorë, PDIU dhe LSI morën votues të PD

Kryetari i PD-së në Vlorë, PDIU dhe LSI morën votues të PD

226
0
Shares

Dega e PD-së në Vlorë ka vendosur bojkotin ne zgjedhjen e kryepleqesive ne fshatrat e kësaj bashkie si pasoje e incidenteve, deklaroi Moisi Meminaj, kryetar i kësaj dege.

Ndërkohë duke folur për gazetarët e qytetit ai tha se PD, Vlore eshte e hapur per analizen që ka nisur brenda PD-së, por sipas tij shifrat jane kokeforte dhe PD ne 21 qershor ka pasur rritje, duke nenvizuar 2.8% me shume keshilltarë se në 2011 dhe nje bashki te fituar nga tre ne rrethin e Vlores.

Meminaj pranoi se analiza te behet, por ai tha se eshte kunder prerjes se kokave, e sipas tij per kete ka e duhet te kete hierarki.

Sipas tij PDIU dhe LSI i kane reduktuar votues PD-së, por tha ai ka pasur edhe rrjedhje në strukturat e PD-së. Ai përmendi ish-kreun e komunes Qender, te zgjedhur nga PD, Fredo Berberi, i cili ne 2015 ju bashkua LSI.

Meminaj tha se pergjegjesi per rezultatin pati edhe kandidati, ndersa tashme analiza do te behet ne cdo seksion, duke nevizuar edhe zgjedhjet e pritshme per forumin rinor dhe ate te gruas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY