EMRI/ I liruari nga burgu për vrasje, shantazhon nënë e bijë me...

EMRI/ I liruari nga burgu për vrasje, shantazhon nënë e bijë me foto intime

508
0
Shares

Foto Ilustruese

Një i dënuar me 16 vjet burg për vrasje në vitin 1999 në Kavajë, është arrestuar pasi kërcënonte dhe shantazhonte me foton intime nënë e bijë.
Ngjarja ka ndodhur në Kavajë, ku Mentor Leçini është arrestuar nga policia, pasi ka kërkuar një sasi lekësh, nënë e bijë, duke pretenduar se dispononte foto intime të tyre, foto këto që ishin bërë gjatë kohës kur ai ka pasur marrëdhënie intime me to.
Në këmbim të mospublikimit në internet të këtyre fotove, Mentor Leçini, kërkon prej tyre një shumë prej 1 milion lekë (të vjetra), duke pretenduar se ai u kishte dhënë 4.5 milion lek, teksa ishte në lidhje me to.
Nëna e vajzës,është përpjekur të negociojë me prindërit e Mentorit, me qëllim që djali i tyre të fshinte fotot e tyre nga telefoni, por kjo gjë e ka nevrikosur akoma më tepër Mentor Leçinin.
Ai ka hyrë në komunikim me vëllanë e vajzës me të cilën kishte pasur marrëdhënie, duke ja treguar fotot dhe njëherësh duke i kërkuar sasinë e parave. Pas kësaj situate,ai ka bërë kallëzim penal në polici.

Telefonata në Itali
Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga Policia Gjyqësore dhe verifikimeve të bëra nga Prokurori, rezultojnë këto rrethana për faktin, për ndalimin dhe rrezikshmërinë e të ndaluarit: Ka rezultuar se shtetasi B. K., është banor në Kavajë dhe rezident prej vitesh në Itali. Kallëzuesi ka një motër.
Më datë 6 maj 2017 ai është kthyer në Shqipëri për të rregulluar dokumentacionin e të fejuarës së tij.
Më datë 8 maj 2017 deklaron se e ka marrë në telefon vëllai i tij, E. K., i cili banon gjithashtu në Itali dhe i ka thënë të marrë kontakt me shtetasin Mentor Leçini, pasi ky i fundit e kishte telefonuar E. K., dhe i kishte thënë se kishte probleme me motrën dhe nënën e tyre dhe se posedonte foto intime të tyre.

Takimi me vëllanë për fotot intime
Kallëzuesi shpjegon se më datë 9 maj 2017, rreth orës 16:15 e ka marrë në telefon shtetasi Mentor Leçini dhe i ka thënë se duhet të takoheshin pasi kishin shumë gjëra për të sqaruar mes tyre.
Ata janë takuar rreth orës 18:00 në Kryeluz në Kavajë dhe sipas kallëzuesit, shtetasi Mentor i ka thënë se ka pasur marrëdhënie me motrën e tij dhe se gjatë kohës që kishin qenë bashkë ai kishte bërë fotografi të motrës dhe se gjithashtu posedonte edhe fotografi të nënës së tyre, të cilat i kishte marrë gjatë kësaj periudhe.
Sipas kallëzuesit, shtetasi Mentor i ka shprehur shqetësim për faktin që nëna e tyre kishte shkuar në shtëpinë e Mentorit dhe i kishte kërkuar nënës së tij që Mentori të fshinte fotografitë nga aparati celular dhe se për këtë shkak kishte ardhur në dijeni të marrëdhënies së tij me motrën edhe bashkëshortja e tij. Në vijim, kallëzuesi ka parashtruar se Mentori i kishte deklaruar se gjatë periudhës që kishte qenë i lidhur me motrën, i kishte dhënë asaj shuma të hollash që varionin nga 200.000 deri në 250.000 lekë si dhe një aparat celular me vlerë 40.000 lekë, të cilin e kishte në përdorim nëna e tyre.
Sipas kallëzuesit, shtetasi Mentor i kishte drejtuar aparatin telefonik dhe prej tij i kishte treguar katër fotografi, tre prej të cilave të motrës së tij R. dhe një të nënës duke i thënë se nëse nuk gjente zgjidhje për këtë problem, pra nëse nuk i jepnin paratë dhe nuk i kërkonin falje për shkuarjen e nënës së tyre në shtëpinë e tij, do t’i publikonte fotot e mësipërme por edhe foto të tjera që kishte në telefon.

Ndarja nga burri pas lidhjes me Mentorin
Kallëzuesi ka parashtruar se motra e tij prej disa kohësh bashkëjeton me një shtetas në Kosovë dhe se ajo është ndarë me bashkëshortin e saj nga Golemi pasi ishte përhapur fjala për lidhjen që ajo ka pasur me Mentorin. Kallëzuesi sqaron se nga nëna e tij ka marrë dijeni nga vajza e saj se ajo nuk ka marrë ndonjëherë para nga Mentori dhe se aparatin telefonik ia kishte dhënë motra përpara se të largohej për në Kosovë. Po ashtu, edhe nëna e kallëzuesit ka shpjeguar se prej katër muajsh kanë si familje një problem të madh me shtetasin Mentor Leçini.
Sipas saj, vajza e saj ka pasur përpara disa kohëve jashtë dijenisë së tyre një marrëdhënie me Mentorin. Shtetasja sqaron se R. ka qënë e martuar me një person në Golem dhe është detyruar si rrjedhojë e presioneve dhe kërcënimeve të Mentorit të ndahet nga bashkëshorti i saj dhe të largohet nga Shqipëria. Sipas deklarueses, Mentori kishte disa foto intime të vajzës dhe i bënte presion asaj që nëse nuk i bindej atij dhe të vepronte sipas urdhërave të tij ai do t’i publikonte fotot në rrjetet sociale.

“Kam vrarë njërin s’kam problem t’ju vras e juve”
Për këtë shkak, sipas deklarueses, vajza disa herë kishte tentuar të vriste veten dhe se kishte frikë të denonconte në polici Mentorin, pasi ai i kishte thënë se kishte vrarë një herë një njeri dhe nuk e kishte problem t’i vriste të gjithë familjen. Deklaruesja shpjegon se djali i saj B. K., pasi ka marrë dijeni për të gjitha këto probleme, kur ka ardhur nga Italia ka marrë kontakt me Mentorin dhe më datë 9 maj 2017 janë me Mentorin dhe ai i ka thënë që në qoftë se nuk i sillte deri më datë 10 maj 2017 ora 12:00 shumën prej 200.000 lekë të gjitha fotot nudo të motrës do t’i shpërndante në rrjetet sociale. Me qëllim hetimin kompleks të çështjes për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave të faktit, të përgjegjësisë së personit nën hetim si sqarimit të mekanizmit me anë të së cilit realizohej veprimtaria e dyshuar kriminale, Prokuroria ka lejuar aplikimin e metodave speciale të hetimit, konkretisht veprimit stimulues.

Hyn në tualet për t’i ikur policisë
Nga ana e policisë gjyqësore, kallëzuesit B.K. i është dhënë shuma prej 100.000 lekë.
Nga hetimi rezulton se rreth orës 12:45 në një tavolinë në brendësi të këtij lokali është ulur fillimisht shtetasi Mentor Leçini dhe më pas aty ka shkuar edhe shtetasi B. K. Të dy këta shtetas janë ulur në të njëjtën tavolinë dhe kanë filluar të bisedojnë mes tyre. Në një moment, gjatë bisedës shtetasi B. K., i ka dhënë shtetasit Mentor një aparat telefonik dhe një zarf me mbështjellje gazete dhe pas këtij momenti, rreth orës 13:45, shtetasi B. K., është çuar nga tavolina dhe është larguar nga lokali. Në vijim, kanë ndërhyrë shërbimet e policisë gjyqësore për të realizuar kapjen e personit nën hetim dhe në momentin që këto forca kanë hyrë në brendësi të lokalit, shtetasi Mentor është çuar nga tavolina ku qëndronte, në të cilën ka lënë aparatin celular dhe zarfin që kishte marrë nga B. K., dhe është drejtuar për në tualetin e lokalit.
Shërbimet e policisë gjyqësore kanë realizuar ndjekjen, kapjen dhe neutralizimin e shtetasit Mentor Leçini.
Gjatë kontrollit paraprak të këtij shtetasi ka rezultuar se ai mbante me vehte një aparat telefonik të markës “Samsung”. Ka rezultuar se një oficer i policisë gjyqësore ka kryer ruajtjen e tavolinës në të cilën ishin lënë provat materiale deri në ardhjen e grupit hetimor.

Divorcimi
Shtetasja sqaron se R. ka qënë e martuar me një person në Golem dhe është detyruar si rrjedhojë e presioneve dhe kërcënimeve të Mentorit të ndahet nga bashkëshorti i saj dhe të largohet nga Shqipëria.
 

Ja krimi që Mentor Leçini bëri në Kavajë

Mentor Leçini, në gusht të vitit 1999 së bashku me shtetasit, Bledar Karameta, Laert Gjoni dhe Elvis Musta, kanë ekzekutuar me armë zjarri Admir Murataj, në tentativë për ta grabitur atë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë, pak përpara hyrjes për në qytetin e Rrogozhinës, në vendin e quajtur “Bishti i Xhurit” pasi kanë parakaluar pak më parë një autoveturë tip “Mazda” me targë të huaj DA 04384 me të cilën udhëtonin shtetasit Admir Murataj (viktima) i cili drejtonte mjetin dhe babai i tij Xhaferr Murataj i cili ishte ulur në vendin e parë të udhëtarit. Makina tip “Mazda” vinte nga Durrësi pasi viktima Admir Murataj ishte emigrant ekonomik në Gjermani dhe kthehej në Shqipëri pas shtatë vjetësh. Babai i tij dëshmitari Xhaferr Murataj, e ka pritur në qytetin e Durrësit dhe e shoqëronte për në shtëpinë e tyre në Mallakastër prej nga ishin. Të pandehurit e kanë ndalur makinën e tyre në krahun e djathtë të rrugës dhe në momentin kur makina tip “Mazda” është afruar, kanë dalë të katër nga autovetura e tyre, të cilës i pandehuri Bledar Karameta i kishte ndezur sinjalet e bllokimit të rrugës. Duhet theksuar se autoveturën tip “Benz” pronë e të pandehurit Elvis, nga qyteti i Kavajës deri në vendin e ngjarjes e drejtonte i pandehuri Bledar Karameta. Kështu të pandehurit kanë dalë të katër me maska në fytyrë dhe të ndarë dy e nga dy në anët e rrugës. Kur është afruar autovetura “Mazda” i kanë bërë shenjë të ndalonte dhe i janë afruar të pandehurit Elvis Musta, i cili mbante dhe një automatik “kallashnikov” në dorë bashkë me të pandehurin Mentor Leçini në krahun e drejtuesit të mjetit, viktimës Admir Murataj. Në krahun e djathtë kanë qenë të pandehurit Bledar Karameta dhe Laert Gjoni. Dëshmitari Xhaferr Murataj i është drejtuar me fjalët “…çfarë doni more djema…?”, por pa kthyer përgjigje i pandehuri Elvis Musta ka qëlluar në fillim një herë e më pas dy apo tre herë në drejtim të drejtuesit të mjetit. Autovetura ka ecur për inerci pasi ka qenë në marsh dhe ka ndalur në krahun tjetër të rrugës sepse është ndalur nga kodra. I pandehuri Elvis ka shkuar pranë dhe i kërkonte viktimës Admir dhe babait të tij dëshmitarit Xhaferr të fikte makinën dhe dritat, por viktima Admir nuk mund ta bënte një gjë të tillë sepse ishte goditur nga një plumb dhe nuk reagonte më. Kështu i pandehur Elvis ka thyer fenerët e ndriçimit të autoveturës për të fikur dritën. Dëshmitari Xhaferr u është drejtuar të pandehurve Elvis Musta, Mentor Leçini dhe Laert Gjoni të cilët kanë shkuar tek autovetura që t’i çojnë djalin në spital se “do t’ju paguaj”. Në portofol ndodheshin 550 marka gjermane të cilat i ka marrë i pandehuri Elvis Musta, dhe më pas autorët janë larguar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY