Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në ambientet e kryeministrisë studentët serbë të cilët do të ndjekin ndeshjen Shqipëri-Serbi, që siç dihet, luhet këtë mbrëmje në “Elbasan Arena”.
Kryeministri Edi Rama ka takuar 60 studentët ekselentë serbë në kryeministri, në fjalën e tij në këtë takim, kryeministri Rama e vuri theksin tek rëndësia e mesazhit që duhet të përcjellë kjo ndeshje e që sipas tij duhet të jetë “Ballkani i transformuar”. Duke mos e fshehur që është një ndeshje me emocione të mëdha Rama nënvizoi nevojën e një fqinjësie me përfitime të mëdha reciproke për njëri tjetrin. Gjithashtu shprehu keqardhjen per incidentin për duke deklaruar se ishte një fëmijë 14- 15 vjeçar i cili qëlloi me gur autobusin.
Edi Rama:“Ky takimi i parë në histori mes njerëzve të zakonshëm të dy vendeve tona. S’jemi më armiq, përkundrazi. Në fushën e futbollit jemi kundërshtarë në fushën e gjërë të jetës sonë të përbashkët duam të jemi miq.Më vjen shumë keq që dje një djalë 14- 15 vjeçar hodhi një gurë drejt autobusit të skuadrës kombëtare të Serbisë, dhe kjo tregon sesa shumë ka ende për të bërë dhe se pavarësisht se gjenerata tjetër, e juaja, mbart me vete etjen e madhe për ndryshim dhe sjell me vete ëndrrat e një bote të re, rreziku i nacionalizmit, I frymës së urretjes e përjashtimit është i pranishëm gjithmonë edhe brenda çdo gjenarete tjetër”, është shprehur Rama
Në kuadër të bashkëpunimit të ri që ka nisur mes Shqipërisë dhe Serbisë, ka vijuar ai, “në 10 vitet e ardhshme popujt tanë do të shohin të mirat e mëdha të këtij transformimi mes nesh.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/