Replikat mes kreut të partisë LIBRA, Ben Blushi dhe përfaqësueseve të partisë socialistë kanë qenë të shumta lidhur më situata të ndryshme, që kur ai u largua nga PS.
Por këtë herë ka qenë ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, e cila ka replikuar me deputetin Ben Blushin, ndërsa tregoi se një ditë kishte takuar gjyshen e tij.
“Një ditë takuam një zonjë elegante, më tha jam gjyshja e Blushit. Unë gjyshja e Blushit, atij që iu ka tradhtuar, tha ajo.
Unë mund të jem e fundit që mund ta thosha këtë, por kur dëgjoj që flet me kaq negativitet me njerëz që ke ndarë beteja dhe mendime do të thoja se para teje dhe gjyshes do të zgjidhja njëmijë herë gjyshen”, tha ministrja Felaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/