Një person ka mbetur i vdekur i vrarë me armë zjarri në fshatin Stajkë të Shkodrës.
Luigj Gjergji 24 vjeç po udhëtonte me makinen e tij në momentin që u qëllua për vdekje me armë zjarri në në aksin rrugor Kreybushat – Vau Dejes.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes por deri më tani bëhet e me dije se 24 vjeçari nuk ka qënë i vetëm në makinë në momentin që ai është qëlluar nga persona të paidentifikuar.
Pas vrasjes automjeti me të cilin udhëtonte viktima ka përfunduar në kanal. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë të cilët po bëjnë inspektimin e plotë të krimit si dhe po punojnë për kapjen e autorit.
Policia e Shkodrës thotë se mjeti me të cilin udhëtonte viktima ishte Tip Audi, me ngjyrë të zezë, me Targa Greke NZP8147.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/