Presion me videon erotike, i merr gjimnazistes mbi 5 mijë euro

Presion me videon erotike, i merr gjimnazistes mbi 5 mijë euro

182
0
Shares

dashuri i saj, Argjend Ajdini, banor i lagjes 17, edhe ky gjimnazist. Megjithatë, ajo ka marrë guximin dhe i është drejtuar Policisë së Durrësit për ta denoncuar ish-të dashurin. Policia bëri të mundur arrestimin e tij ndërkohë që nga dëshmia e vajzës mësohet se ai i ka bërë vazhdimisht presion për publikimin e një video.

Para inspektorit të policisë, 18-vjeçarja ka bërë këtë deklaratë, e cila është mbështetur nga familjarët e saj.

“Kemi qenë të dashur dhe ai më ka shantazhuar me një video intime. Më kërkonte vazhdimisht para, të cilat ia jepja pjesë-pjesë, rreth 5670 euro gjithsej. Paratë unë ua merrja prindërve, pasi më bënte presion që do të publikonte në ‘Youtube’ videon që kishte xhiruar. Videon e ka bërë nga fillimi i vitit. Më thoshte do t’u tregoj të gjithëve që je e dashura ime. Më pas, në muajt e verës, kur mbaroi shkolla, vinte në shtëpinë time. Në shtëpi më ka vjedhur bizhutë dhe sendet me vlerë. Unë kisha frikë. Prindërve nuk u kam treguar se ku i çova paratë. E gjithë çështja është se pasi më grabiti bizhutë, nuk mund ta duroja dot më. Donte para prej meje, dhe kur unë s’kisha t’i jepja”, mësohet të ketë deponuar 18-vjeçarja, cituar nga panorama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY