Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Federata Shqiptare e Futbollit: Falenderojmë dhe Shërbimin Sekret për mbarëvajtjen e ndeshjes

09/10/2015
Federata Shqiptare e Futbollit: Falenderojmë dhe Shërbimin Sekret për mbarëvajtjen e ndeshjes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Na erdhi keq që s’mund ti kishim të gjithë në stadium por kjo do të ishte e pamundur edhe sikur stadium të ishte 7 milionësh, thuhet në një deklaratë që sapo është publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Sepse të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen kishin të dëshirë të ishin pranë djemve kuqezi, në këtë ndeshje.

Na vjen keq, që nuk arritëm ti kënaqim edhe me rezultat dhe për këtë ju jemi borxhlinj. Por kjo, s’do të na bëjë që të ulim kokën. Përkundrazi. Nga humbja duhet të nxjerrim mësime, që në të ardhmen të jemi edhe më të fortë dhe efikasë. Ne sot ishim të gjithë bashkë, si një zemër e vetme. Jemi të bindur se edhe në të ardhmen do të jemi kështu. Djemtë kuqezinj në fushën e lojës, ndërsa ne të tjerët, krah tyre me zemrën që rreh në një ritëm me ta, thuhet në deklaratë.

“Një falenderim i veçantë vjen për shtetin shqiptar, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe na qëndroi pranë dhe ndihmoi me strukturat e tij, që gjithçka të shkonte sa më mirë. Kjo na e bëri më të lehtë detyrën tonë. Shërbimi Informativ Shtetëror, Garda e Republikës dhe shërbime të tjera inteligjente kanë bashkëpunuar ngushtë me Federatën Shqiptare të Futbollit, që gjithçka të shkonte sa më mirë dhe kjo ishte evidente. Asnjë incident nuk ndodhi në Elbasan dhe kjo meriton vlerësimin maksimal”, thekson deklarata.

Duke përfudnuar FSHF deklaron se “ne, vërtet sot humbëm një betejë. Por lufta vazhdon ende dhe ne premtojmë se s’do të dorëzohemi kurrë. Në asnjë rast, kurrë. Por edhe fituam, një betejë tjetër. Atë të qytetarisë dhe të demostrimit të vlerave tona më të mira. Performanca, siguria, qytetaria dhe në përgjithsi vlerat, ishin ato që triumfuan mbi gjithçka tjetër. Dhe kjo na bën krenarë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE. Ballkanit Perëndimor u detyrohemi rezultate

07/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

08/05/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

LAJMI I FUNDIT/ Mbetet pa jetë me një plumb pronari i karburantit në Sarandë, emri

07/05/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

FUSHË-KRUJË/ Qëllohen me thika dy vëllezër në Nikël

07/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.